• Ndriçues dekorativ Puzzle (të varur)
  • Ndriçues Linear (të varur)
  • Ndriçuesmural

Këto 3 kategori kanë të njëjtat dimensione të strukturës duke bërë që spotet magnetike të perdoren tek secili. Ky komditet lejon mundësinë e kompozimit të ndriçuesit sipas dëshirës duke e bërë atë të ndryshëm. Gjithashtu gjendet në 2 ngjyra Black & Gold.

Struktura e ndriçuesit magnetik është përcjellës 24 V ( tension i ulët i padëmshëm)

Formohet pa ndihmën e specialistit, bashkimi i elementeve magnetikë e ofron këtë mundësi në pak sekonda.

Struktura formohet në disa “kate” me bashkues magnetik.

Dizajni i këtyre ndriçuesve është modern dhe minimalist duke u përshtatur më së miri me elementët e tjerë të ambientit.

Shumëllojshmëria e spoteve i bën këta ndriçues të kërkuar

  • Spot material alumin GOLD
  • Spot material alumin BLACK
  • Spot alumin Black ose Gold i kombinuar me qelq
  • Spot qelqi me dizajne të ndryshëm
  • Spot linear me ndriçim LED të inkorporuar
  • Spote dyshe (lart-poshtë) me dopio ndricim LED

SHINA MAGNETIKE

Shinat magnetike janë dy lloje:

  • Shina të inkastruara 
  • Shina jashtë kase

Për të dy llojet e shinave ekzistojnë shumëllojshmëri spotesh gjithashtu magnetik të cilët zhvendosen lehtësisht në të gjithë gjatësinë e shinës.

Dezajni i shinës është slim dhe duke ofruar një pamje të këndshme në hapsirën e montuar.

Aksesori i bashkimit të shinave bën të mundur formimin e shinës në forma sipas kërkesës së klientit.