Thonë se ndriçimi është dimensioni i 4 i arkitekturës e si i tillë një nga hapësirat ku ka më tepër ndikim janë galeritë e muzeumet, aty ku ‘mer jetë’ arti. Iluminimi i duhur mund të bëjë totalisht diferencen në mënyrën sesi perceptohen punimet artistike pasi  drita mund të nxjerrë në pah teksturën, detajet, ngjyrat, materialin e një vepre arti dhe i lejon vizitorët të përjetojnë një eksperiencë të plotë.  Nga ana tjetër një zgjedhje e gabuar në ndriçim mund ti bëjë pikturat të duken keq duke i shplarë ngjyrat ose duke i  bërë të duken më të zbehta.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla nga ekspertët tanë të ndriçimit për mënyrën se si duhet ndriçuar një galeri:

1.Si fillim duhet të zgjidhni llojin e ndriçuesve që ju përshtaten me veprat e artit të ekspozuara.

Pikturat apo skulpturat kërkojnë teknologji të ndryshme ndriçimi, si pwr shembull skulpturat kanë nevojë për ndriçim të dedikuar, edhe dramatik  për të nxjerrë në pah formën 3-dimensionale. Këndi i ndriçimit 30 gradë sugjerohet me tepër kjo për shkak se dhe do ta mbulojë veprën me dritë të mjaftueshme dhe redukton hije apo reflektim.  Ndërsa pikturat kërkojnë detaje më specifike pasi çdo gjë varet nga tekstura, ngjyrat, madhësia e saj. Disa nga produktet e  ndriçimit më të përdorur nëpër galeri janë shplarësit e murit, prozhektorët dhe spotet e zgjedhja e tyre varet nga rëndësia, efekti qe doni të krijoni etj.

2.Përdorni temperaturën e duhur të ndriçimit

Temperatura e ndriçimit mund të ndikojë tek mënyra sesi një vepër arti mund të perceptohet dhe iluminimi i duhur nxjerr në pah estetikën. Ndriçimi i ngrohtë 3000K është i përshtatshëm për materiale me tone të ngrohta si druri ndërsa ndriçimi natyral nga ana tjetër është më i përshtatshëm për materiale pak më të ftohta si alumini, betoni, hekuri etj. E ndërsa ndriçimi me ngjyra RGB, mjedisi mund të transformojë mjedisin duke krijuar  kontraste delikate ose atmosferë më dramatike.

3.Përdorni ndriçues që kanë mundësinë e dimërimit ose që mund të ndryshojnë këndin e ndriçimit

Dimmers-at ju mundësojnë të komandoni intensitetin e dritës që mund tju ndihmojë të përshtasni atmosferën sipas dëshirës. Gjithashtu dimërimi ndihmon që pikturat mos të dëmtohen nga ekspozimi ndaj  dritës me kalimin e kohës. E për më tepër në momentin që veprat e artit mund të ndrohen dimeri të përshtatet me stilet e reja të prezantuara.

Shembuj të disa galerive ndriçuar më mirë:

Muzeu ‘ Louvre’  në Paris është një shembull shumë i mirë i ndriçimit të duhur për një ambjent të tillë. Muzeu ka përdorur kombinimin e dritës natyrale me atë artificiale për të theksuar veprat e artit në mënyrë maksimale. Drita artificiale krijon një atmosferë intime,delicate që të ‘zhyt’ në botën e artit me ndriçues të vendosur në vendet e duhura për ti dhënë rëndësinë edhe detajeve më të vogla. Ndërsa drita natyrale e cila reflekton tek struktura hyrse e piramidës së xhamit krijon një efekt dramatik tek oborri kryesor.

Një tjetër shembull është edhe ‘Tate Modern’ në Londër. Muzeu ka bërë një kombinim të ndriçimit të dedikuar me ndriçimin tavanor që difuzohet për ti dhënë vëmëndje të gjitha veprave. Ndricimi I dedikuar është pozicionuar në mënyrë të atilltë ngjyrat dhe teksturat dallohen deri në detaje sa më mirë, ndërsa ndriçimi tavanor i difuzuar shërben për iluminimin e përgjithshëm.

Konkluzioni

Vetëm duke përdorur teknikat dhe teknologjinë e duhura të ndriçimit ndriçimi në galeri ose muzeume mund të perceptohet tërësisht nga vizitorët arti i ekspozuar. Mos harroni të konsideroni këshillat e mësipërme. Nqs dëshiron një konsultë falas rreth ndriçimit të projektit tënd atëherë eja dhe na vizito.