Studiuesit e Universitetit të Buffalo-s kanë publikuar së fundmi një studim që konkludon se terapia me dritë redukton sëmundjet e zemrës, duke i bërë testimet tek minjtë. Nëse këto rezultate mund të përshtaten edhe tek njerëzit, ky mund të jetë një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Problemet e zemrës janë shkaku numër 1 i vdekjeve në SHBA ku  një në pesë amerikanë vdes nga prej kësaj sëmundjeje. Një terapi e thjeshtë që nuk kushton pak dhe bëhet me dritë, pa efekte anësore, mund ta bëjë terapinë me dritë të përhapur në mjekësi.

Kërkuesit studiuan minjtë e moshuar dhe zbuluan se terapia me fotobiomodulim (PBM) ju ngadalësoi plakjen kardiovaskulare dhe vononte sëmundjet e zemrës, goditjes në tru dhe presionin e lartë të gjakut. Studiuesit përdorën terapi me dritë te minjtë e moshës së mesme për të reduktuar problemet e zemrës gjatë kalimit të kohës. Terapia PBM ishte shumë efektive.

Terapia doli në konkluzionin se minjë kishin:

  • Përmirësimin e funksionimit të zemërës
  • Përmirësim në trashësinë e murit të zemrës
  • Vrap më të shpejtë
  • përmirësimi i koordinimit neuromuskular.

Minjtë u ekspozuan ndaj dritës afër infra të kuqe (NIR) nga një burim LED I vendosur lart tyre  për vetëm dy minuta në ditë, pesë ditë në javë. Një grup minjsh u përshtatën gjenetikisht për të zhvilluar sëmundje të rënda të zemrës. Në terapinë me dritë, gjatësia e valës, intensiteti dhe koha e ekspozimit janë të gjitha të rëndësishme. PBM prodhon faktorin beta transformues të rritjes, i cili rregullon aktivitetin e qelizave staminale, inflamacionin, funksionin imunitar dhe shëndetin dhe sëmundjet e lidhura me moshën. Studiuesit gjithashtu duan të përparojnë këtë studim edhe duke bërë  një provë të kontrolluar njerëzore.

Terapia me dritë ka treguar premisa pozitive në çdo gjë, duke filluar nga përmirësimi I  plagëve të djegies e deri te vrasja e tumoreve dhe ndihma në drejtimin e antitrupave drejt objektivave të tyre kancerogjene. Si duket vazhdimi do të jetë përmirësimi I sëmundjeve të zemrës.

 “Ideja ishte për të parë nëse ndërhyrja në moshën e mesme mund t’u mundësonte njerëzve të shmangnin përkeqësimin e mëtejshëm të zemrës lidhur me moshën” tha Praveen Arany, profesor i asociuar i biologjisë orale në UB School of Dental Medicine, i cili bashkëpunoi me Dr Edëard G Lakatta I cili është pjesë e  Institutit mbi kërkimin për plakjen.