Në 2023-shin ndriçimi është kthyer ne fokusin kryesor të arkitektëve dhe dizajnerave. Iluminimi nuk është vetëm një aksesor shtesë në një projekt por edhe një komponent kryesor, duke filluar nga rëndësia e dizajnit e deri tek ndikimi në pjesë si mirëqenia emocionale.

Ndriçimi mund të ndryshojë për mirë ose për keq një ambjent. Tashmë ndriçuesit kanë avancuar aq shumë si produkte saqë kanë krijuar standarte për modelet, veçoritë ekologjike, ndikimi tek atmosfera etj. Kemi parë edhe një ndryshim në  teknologjinë LED e SMART. Gjithashtu iluminimi me disa nivele ka zëvëndësuar praktikën e zakonshmë të mëparshme ku drita vinte vëtëm nga një pikë apo nga llambat.

Më poshtë do të gjeni disa nga për parashikimet që kanë profesionistët e ndriçimit  për vitin 2023 e në vijim:

Ndriçimi me nivele

Shumë profesionistë ndriçimi parashikojnë se në vitet në vijim do shohim vetëm ambjente të iluminuara me shumë nivele ndriçimi kjo për  ti ardhur në ndihmë të gjithë aktiviteteve që duhen kryer në një projekt psh zyrave që punojnë dhe opërojnë në zona të ndryshme gjatë ditës. Nivelet e ndriçimit përfshijnë  dritat që shtojnë detajet, dritat e ambientit, dhe dritave që na ndihmojnë me detyrat ose aktivitetet specifike.

Minimalizmi

Thjeshtësia dhe harmonia e ndriçimit minimalist do të marrë vëmëndjen kryesore në vitin 2023. Minimalizmi, filozofia me e pastër e dizajnit bazohet tek  hapësirat e pastra dhe të prera. Ky lloj stili u frymëzua fillimisht nga stili Japonez. E njejta ‘teknikë’ po ndiqet edhe për ndriçimin ku ndriçuesit më trendi të momentit kanë forma dhe prerje të thjeshta dhe shumë pak dekorime ekstra. Iluminimi tashmë  lidhet me thjeshtësinë, elegancën dhe e idenë se ‘’pak është më shumë’.

Afrimi me natyrën

Urbanizimi ka limituar njerëzit të jenë më afër natyryës e luleve apo ekspozimit ndaj dritës së diellit, por duket se ndriçimi po krijon mënyra alternative për ti pasur në ambjentet e përditshme si zyra apo shtëpi. Produktet e reja mundësojnë ‘afrimin’ me natyrën duke përdorur produkte që kanë opsionin e akustikës dhe bimëvë të vendosur brenda tyre për ambjente zyre dhe shtëpie. Kjo metodë është kosto-efektive dhe krijon një atmosferë pozitive dhe produktivitet në zyra ku bazuar tek Harvard Business element të tillë nxisin edhe kënaqësinë në punë. Gjithashtu ka shumë varjetete ndriçuesish që janë me materiale natyrale si rattan-i e bamboo-ja.

Kontrollet Smart

Automatizimi po përdoret gjithnjë e më shumë për skemat e ndriçimit duke u  konsideruar si ‘e ardhmja’ që i mundëson gjithësecilit që të zgjedhë dhe të menaxhojë oraret e ndriçimit sipas  dëshirës. Për më tepër, kjo teknologji lejon krijimin e disa skemave sesi mund të luani me iluminimin e ofron një kualitet më të lart energjie.

Ndriçuesit e personalizuar

Kompanitë e ndriçimit tashmë kanë edhe mundësinë e krijimit të ndriçuesave profesional sipas dëshirës. Sisteme si Alphabet mundësojnë të keni një ndriçues ndërtuar modul pas moduli, ngjyrat, temperaturë e ndriçimit etj. Dizajne minimaliste, të veçanta e CRI të lartë. Gjithashtu opsionet e shtuara lidhen edhe me komandimin e produkteve me anë të Bluetooth.

Mendohet se me ndryshimet e fundit ndriçimi të kthehet në qendren kryesore të një dizajni që mundësohon edhe një jetë të shëndetshme përveç burimit të dritës.