Në artikullin e sotëm do ti kushtojmë vëmëndjen maksimale Robert Sonneman njërit nga pionerët e ndriçimit, i cili e kthehu iluminimin në një formë arti që nga vitet 1960. Sonneman konsiderohet një dizajner ikonik pasi ndër dekada ka krijuar modele ndriçuesish që janë trend edhe ditët e sotme.
Si një new jorkez Sonneman zhvilloj një interes shumë të fortë që në moshë të vogël për artin. Pasi mbaroj shërbimin e tij në ushtri, ai u bë punonjësi I vetëm i një dyqani ndriçimi, ku filloj të intrigohej nga modernizmi dhe minimalizmi europian. Pasi fitoj një eksperiencë të lartë ai zbuloj se kishte zhvilluar aftësinë për të krijuar produktet që kishte imagjinare në mend edhe në praktikë, e hapi fabrikën e tij të prodhimit të ndriçimit në moshën 23 vjeç.
Pothuajse 60 vite më vonë produktet e tij janë po aq të rëndësishme sa dikur, me dizajne që po vazhdojnë të përmirësohen edhe në ditët e sotme duke u bazuar tek risitë e fundit. Sonneman besonte se produktet e ndriçimit duhet të ketë një qasje të thellë ndaj teknologjisë dhe prodhim, materiale dhe procese innovative e cilësore. Modelet e tij si në të kaluarën si tani janë frymëzuar nga punimet e disa mjeshtrave modern duke përfshirë emra si: Marcel Breuer, Le Corbusier dhe Mies van der Rohe. Për më tepër, u frymëzuar edhe nga dizajni industrial i Porsche, Knoll dhe Braun.
Pavarsisht se kanë kaluar shumë vite që Sonneman është pjesë e industrisë ai ka arritur të ktheje dizajnin e dritës në një formë arti, duke krijuar një miksim të fortë midis formës dhe funksionalitetit. Kjo reklamë nga vitet 1970 tregojnë një rang të gjërë të formave artistike të prodhuara në vitet e para të biznesit të tij.
Pasi absorboj një informacion të lartë për dizajnin modern nga influencërat, ai u bë i njohur sepse zhvilloj një stil amerikan që ishte minimalist dhe kozmopolitan. Në foto duket një reklamë që tregon më tepër rreth punës së tij në ‘revolucionin’ e stilit modern.
Në krye të kësaj reklame të viteve 1970 ishte ndriçuesi i tavolinës ‘Sonneman’s Mushroom’ me një nuancë të veçantë ngjyre mustardë. Ajo ishte e ndërtuar prej alumini dhe kishte llambë me një majë kromi sipër. Edhe pse ky ndriçues nuk është më në prodhim, disa nga dizajnet e tij origjinale janë bërë frymëzim modelesh edhe për kompani të tjera.
E për të shtuar një nga krijimet e tij të para ishte edhe ndriçuesi ‘Orbiter’, e cila u krijua në 1967 si një dizajn funksional dhe praktik. Dizajni me hark e beri këtë ndriçues të ‘ishte i përjetshëm’ e të prodhohet ende e sot.
Një nga krijimet e Sonneman është edhe sistemit modular Azet, i përbërë nga krahë linearë të ndërlidhur në të cilin varen ndriçuesit. Ky sistem modular krijohet në forma dhe përmasa të ndryshme me ndriçues në një pikë të vetme ose në grupe. Kur Sonneman projektoi për herë të parë Suspenders në 1989, ai përbëhej nga transformatorë të rëndë, të mdhenj dhe drita halogjene. Duke përditësuar teknologjinë, ai mundi të rikrijojë shkallën e dizajnit duke aplikuar në modelin e tij drita LED efikase që pothuajse nuk prodhojnë nxehtësi. Një nga mënyrat se si mund të përmirësohej modeli Azet ishte një konfigurim Tri-Bar që mbështeste tre shufra të energjisë lineare 91cm, secila me pesë ndriçues LED.
Një model tjetër është edhe ndriçuesi mural ‘Mini Single’ që përbëhet nga një dritë në stilin e tamburit që varet nga montimi në mur. Gjatë gjithë koleksionit, ndriçuesit mural LED të tillë janë të disponueshëm në njëmbëdhjetë stile të ndryshme.
Sonneman vazhdon të zhvillojë dizajne inovative ndriçimi. Së fundmi, ai ka lançuar koleksionin Inside-Out që përfshin produkte për aplikim të brendshëm dhe të jashtëm. Në foto mund të shihni ndriçuesin e quajtur ‘Light Frames’, e cila projekton dritën në disa kombinime.