Ndriçimi vazhdimisht si fushë sjell trende të reja nga viti në vit, e duket se 2023-shi do të jetë një nga nga ato periudha që do hasim më shumë të reja  për sa i përket produkteve teknike. Katalogët e rinj përfshijnë shina magnetike mini, shplarës muri flexibël, spote me kënd ndriçimi të orjentueshëm, ndriçues me telekomandë etj.

Ju prezantojmë më poshtë në mënyrë të detajuar disa nga produktet teknike që janë risi këtë periudhë:

Shplarës muri flexibël

Shplarësi i murit iluminon sipërfaqën me një ndriçim uniform duke maksimizuar detajet dhe mund të instalohet në fasada, hyrje, oxhaqe, korridore, vepra arti etj. Ndriçimi i difuzuar i jep hapësirës një atmosferë të ngrohtë e shumë  të qartë. Një nga versionet e reja të shplarësit të murit në Vitalux është edhe ai fleksibël i cili mund të harkohet e përthyhet duke ju përshtatur projektit. Si produkt ka mbrojtje të lartë ndaj pikave të ujit  dhe pluhurit me IP65, e jetëgjatësi që shkon deri në 80.000 orë pune. Vjen me 10 nivele dimërimi që mund të komandohen lehtësisht me Bluetooth e 5 vite garanci. Mund ta konsiderojmë si një nga produktet e reja të 2023-it që ofron më tepër fleksibilitet.

Modele të reja shinash magnetike

Shinat magnetike janë një nga  mënyrat më të mira për të ndriçuar projektet si shtëpi ashtu e biznese pasi ofrojnë fleksibilitet, janë praktike, shumë jetëgjatë dhe mund të konsiderohen si produkti më i rëndësishëm në vitet e fundit. Ndriçimi magnetik ka sjellë risi në përmasa, ngjyra e dizenjo të spoteve. Nqs cekim ngjyrat shina magnetike tashmë mund të personalizohet në disa ngjyra por ajo çka ngelet trend janë  ato klasike: e zeza dhe e bardha. Në mungesë të gipsit në projektin tuaj mund ti gjeni edhe në versionin e jashtëm, e të dyja tipologjitë mund të krijojnë forma të harkuara. Vlen për të shtuar se si një veçanti e vitit 2023 shina magnetike vjen e në versionin mini i cili ka gjërësi kanali 2.3cm, me dizajn shumë minimalist e efiçencë ndriçimi. Ajo çka ju duhet është vetëm kreativiteti 😉

LED Flex

LED Flex është një ndër produktet e ndriçimit linear profesional që mund të marrë formën që i nevojitet projektit prej fleksibilitetit që ka. Ky produkt është edhe rezistent ndaj ujit pra mund të përdoret edhe në ambjentet e brendshme dhe jashtme. Krahasuar me ndriçimin tradicional, LED Flex ka disa përparësi që lidhen me jetëgjatësinë, rezistencën e lartë, mirëmbajtjen, dhe lehtësirat në përdorim. Në Vitalux e gjeni në versionin 360 gradë ose  katror, në ndriçim të ngrohtë ose RGB.

‘Krijo spotin tënd’

Katalogët e rinj të vitit 2023 kanë nxjerrë opsione të reja të spoteve me montim inkaso ose të jashtëm duke krijuar modele të reja që mund të krijojnë varjetete të ndryshme nga një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Për sa i përket spoteve inkaso mund të zgjidhni spote të orjentueshme ose jo, me ngjyrë kase midis floririt, argjendit, të zezës dhe së bardhës, llojit të llambës dhe reflektimit të dritës. E spotet me montim të jashtëm përveç dizenjove interesante kanë mënyra montimi të ndryshme.

Ndriçues gjelbërimi

blog

Ndriçuesit e gjelbërimit janë një vlerë e shtuar për pemët e kopshtit tuaj pasi theksojnë me tepër elementët e hapsirës. Një nga risitë e këtij viti është opsioni i shtuar që mund të vendosen edhe në projekte afër detit pa pësuar gryerje nga kripa ose rëra. Tashmë mund ti  gjeni në disa versione ku mund ta ndani ju nqs doni një iluminues që bëhet ‘’njish’’ ne peisazhin ose nqs doni një ndriçues që është i dukshëm por estetikisht i bukur që të shtojë dekorin në kopshtin tuaj. E për të përfunduar disa prej modeleve janë edhe të orjentueshme.

Duket se trendet e fundit të ndriçimit teknik lidhen ngushtë me prakticitetin. Produkte të cilat janë të lehta për tu përdorur, kërkojnë pak mirëmbajtje e kanë jetëgjatësi. Të gjitha produktet e lartpërmendura mund ti gjeni në Vitalux. Eja na vizito 😉