Ndriçimi luan një rol të rëndësishëm në ambjentet e shkollave apo universiteteve në mënyra të ndryshme. Iluminimi ndikon në mënyrë direkte duke filluar që nga përthithja e leksioneve e deri tek shikimi. Për të patur ‘suksesin e kërkuar’ duhet të ndriçoni ambjentet arsimore në mënyrë të atillë që të nxisni produktivitetin, nivelin e angazhimit dhe fokusin.

Le të analizojmë disa nga efektet që ka ndriçimi nëpër shkolla në  mënyrë pak më të detajuar:

Ana vizuale

Shumë studentë hasin vështirësi kur vjen puna tek fokusi, gjurmimi, perceptimi, mprehtësia etj, e ndriçimi duhet t’i vijë në ndihmë atyre për ti lehtësuar eksperiencën mësimore. Dritat LED nuk shkaktojnë fliker dhe nuk ti vrasin sytë e kjo eleminon problemet me përqëndrimin, dhimbjen e kokës ose çorjentimin nga fortësia e dritës. Nga ana tjetër sipas studimeve dritat floureshente krijojnë të gjitha problemet e sipërmendura. Gjithashtu opsionet dimmable mund të ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit të komandojnë intensitetin e dritës duke e përshtatur ndriçimin e ambjenteve sipas kërkësës së tyre.

Ritmi  cirkadian

Kur diskutojmë për përfitimet e ndriçimit një faktorë shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt është edhe ritmi circadian. Secili prej nesh orjentohet nga një orë biologjike e brendshme që ‘orjenton’ trupin tonë kur është koha për tu zgjuar, për të fjetur, kur jemi të përqëndruar dhe kur të relaksohemi. Nqs përdorni një sistem ndriçimi që nuk lidhet me sistemin cirkadian, nxënësit mund të ndihen të shpërqëndruar. Sipas statistikave të përgjithshme studentet sot flenë disa orë më pak se kohërat e shkuara, e kjo ndodh për shkak të faktorve si koha e reduktuar ndaj ekspozimit në dritë natyrale dhe përdorimi i paisjeve elektronike para orës së gjumit. Të dy këto faktorë ndikojnë tek ritmi cirkadian. Studentët që nuk flenë mjaftueshëm nuk kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre të plotë në klasë.

Sjellja dhe gjendja emocionale

Shfrytëzimi siç duhet i ndriçimit mund të nxisë fokusin, relaksin e përqëndrimin, përmirësojnë atmosferën dhe sjelljen tek studentët. Temperatura e ndriçimit për shembull mund të luajë një rol madhor në shëndetin e studentëve. Temperatura e ndriçimit 4000K në mëngjes mund të ndihmojë studentët të ‘’zgjohen’’ dhe të kënë më tepër vëmëndje. Gjithashtu i ndihmon ata me proçesin e të nxënit.  Një studim I kryer në Universitetin e Mississipi-t dhe Texas-it kanë dalë në përfundimin se temperatura e ndriçimit e ftohtë ndihmon edhe në sjelljen e studentëve hiperaktivë ose fëmijët që kanë nevoja të veçanta. Dritat me temperaturë 4000K gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së humorit. Në këtë konkluzion kanë dalë disa shkolla në Gjermani të cilat kanë studiuar gjendjen e studentëve në raport me ndriçimin e ftohtë të instaluar nëpër ambjentet shkollore.

Rezultatet akademike

Ka studime që mendohet se ndikojnë në përmirësimin e rezultateve në mësime. Në vitin 2016 u bënë studime me dy klasa me ndriçim të ndryshëm njëra me drita floureshente dhe tjetra me ndiçim LED që imitonte dritën e natyrale. Rezultatet: studentët tek ndiçimi LED ishin më të stimuluar dhe arrinin rezultate më të mira akademike dhe bënin më pak gabime.

Kursimi monetar (dhe planetit)

Energjia elektrike është një nga shpanzimet kryesore të një shkolle duke përfshire 30-50% të kostove. Dritat LED janë kosto efektive pasi si produkte nuk është e nevojshmë të ndrohen për disa vite (mos të themi dekada). Produkte të tilla kanë jetëgjatësi shumë të lartë ore pune dhe skanë kosto të lartë mirëmbajtjeje. Gjithashtu  çmimet e produkteve  LED janë ulur 3 vitet e fundit me 85%.

Për të patur një ide konkrete le të marrim si shembull ‘University of New York Tirana’ i cili ka qenë universiteti i parë privat në Shqipëri, themeluar që në vitin 2002. Jemi shumë të lumtur që për vendndodhjen e re të godinës kanë zgjedhur Vitalux për iluminimin e ambjenteve duke përdorur produktet:

  • Profil profesional i varur dhe tavnor
  • Spote të jashtme cilindrike dhe inkaso
  • Panele LED
  • Shina të jashtme me spote
  • Shirit LED
  • Profil inakso

Universiteti i NY

Recepsioni dhe ambjenti i pritjes

Një nga elementët që ndihmon për t’i dhenë fokus total emërtimit të subjektit dhe themeluesve të tij është edhe profili inkaso i ndërthurur me elementët e drurit në mur. Gjithashtu profili tavanor profesional i jep vëmëndjen që meriton të ketë një recepsion që është pika orjentuese e çdo projekti. Shinat me spote te orjentueshëm janë një zgjedhje shumë praktike pasi mund të lëvizen për t’ju përshtatur projektit. Vlen për të shtuar se një nga pikat e forta të Universitetit të New York-ut janë edhe dritaret e medha të cilat mundësojnë edhe shfrytezimin e dritës natyrale gjatë ditës.

Universiteti i NY

Ambjentet e studimit ose të pushimit

Profilet profesionale të varura në formë ‘Y’ përveç aspektit funksional janë edhe një element i shtuar dekori edhe me kuptime që lidhen me studimet. ‘Y’ përfaqëson kordinatat ndoshta për ta lidhur pak edhe me degët që ka si  Universitet. Në ambjentet universitare është e rëndësishme që për arsyjet e lartpërmendura të ketë ndriçim të mjaftueshëm për t’ju përshtatur çdo lloj aktiviteti që studentët apo stafi akademik kryen. E kush më mirë se një produkt i cili ka efiçencë të lartë ndriçimi mund ta bëjë këtë?

Universiteti i NY

Klasat dhe Laboratorët

Një produkt që sugjerohet gjerësisht për të patur ndriçim ideal, që nuk kushton shumë dhe nuk krijon probleme me sytë (vendosur në sasinë e duhur)  është edhe paneli LED. Perfekt për të parë çdo gje me detaje, për të rritur përqëndrimin e për të nxitur proçesin e të mesuarit. Gjithashtu nje aspekt interesant i mirëmenduar nga ky universitet janë edhe tavolinat me disa karrike në pjesën e laboratorëve për të nxitur socializimin dhe bashkëpunimin midis studentëve.

Universiteti i NY

E ndërsa pjesa e korridoreve është ndriçuar me spote inkaso dhe të jashtme të cilat e ‘’gjuajnë ndriçimin’’ tek pjesa e rafteve/dollapeve dhe tek ana e kolltuqeve të pushimit për të orjentuar studentët. Ndriçimi i përdorur në këto zona është minimalist që mos krijojë zhurmë në projekt.

I mirëmenduar deri në detaje ‘University of New York Tirana’ mund të konsiderohet si një nga projektet ndriçuar më mirë nga kompania jonë përshtatur për profilizimin që ka.

Për të krijuar një ide konkrete shihni projektin më poshtë: