Vitalux
Vitalux

Pyetje & Përgjigje

Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëhen më shpesh rreth shërbimeve, markave dhe procesit tonë të ndriçimit arkitektonik.

Çfarë shërbimesh ofron Vitalux?
Vitalux ofron zgjidhje të plota ndriçimi, nga ideja e parë deri te mbështetja pas dorëzimit. Procesi ynë përfshin katër hapa: konsulencë fillestare për të kuptuar hapësirën dhe funksionin e saj, projektim teknik me kalkulime dhe simulime ndriçimi, furnizim nga mbi 50 marka ndërkombëtare, dhe zbatim me mbikëqyrje teknike gjatë instalimit. Qëllimi ynë është që drita e projektuar të përputhet saktësisht me atë që merrni në hapësirën tuaj.
Që kur ekziston Vitalux dhe sa përvojë keni në ndriçim?
Vitalux ka filluar në vitin 2016 si një dyqan i vogël në Tiranë, i themeluar nga një grup njerëzish të apasionuar pas dritës. Që atëherë kemi realizuar mbi 1,000 projekte ndriçimi për vila private, hotele, banka, dyqane, restorante dhe fasada urbane në gjithë Shqipërinë, duke e kthyer eksperiencën në njohuri praktike që nuk gjendet në asnjë katalog.
Çfarë markash ndriçimi përfaqëson Vitalux?
Punojmë me mbi 50 marka ndërkombëtare ndriçimi, mes tyre Artemide, Marset, Lodes, Arelux, Zambelis Lights dhe shumë të tjera. Nuk jemi të lidhur me një markë të vetme — zgjedhim prodhuesin dhe produktin që i shkon më mirë projektit tuaj specifik, jo atë që kemi rastësisht në stok.
Çfarë lloj ndriçimi ofron Vitalux?
Ofrojmë gjithë gamën e ndriçimit, nga A në Zh. Kategoritë kryesore janë: ndriçim dekorativ (llambadarë, abazhurë, aplikë muri), ndriçim teknik (spote LED, shina magnetike, panele, shirita LED), ndriçim outdoor/fasadë (rezistent ndaj kushteve atmosferike, me shkallë mbrojtjeje IP), dhe ndriçim fasadash dinamike me kontroll RGB/DMX të programueshëm.
A punoni me arkitektë dhe dizajnerë interieri?
Po, punojmë rregullisht me studio projektimi dhe arkitektë. Ofrojmë konsulencë teknike, kalkulime ndriçimi dhe specifikime produktesh që përshtaten me projektin arkitektonik, si dhe akses te katalogët e plotë të markave që përfaqësojmë.
Për çfarë lloj hapësirash bëni ndriçim?
Bëjmë ndriçim për vila dhe rezidenca private, ndriçim hotelesh dhe restorantesh, ndriçim hapësirash komerciale dhe dyqanesh, ndriçim zyrash dhe ambientesh korporative, ndriçim klinikash dhe qendrash shëndeti/bukurie, si dhe ndriçim fasadash dhe hapësirash publike të jashtme.
Ku ndodhet showroom-i i Vitalux dhe cili është orari?
Showroom-i ynë ndodhet në Rr. e Barrikadave, përballë shkollës "Sami Frashëri", në Tiranë. Jemi të hapur E Hënë–E Premte 09:00–17:00, dhe të Shtunën 09:00–14:00. Aty mund të shihni, prekni dhe krahasoni ndriçuesit nga afër, dhe të flisni drejtpërdrejt me dikë nga ekipi ynë.
Si mund të kontaktoj Vitalux dhe sa shpejt përgjigjeni?
Mund të na kontaktoni me telefon (+355 67 60 00 088), email (info@vitalux.al), WhatsApp, ose përmes formularit të kontaktit në sit. Përgjigjemi brenda 24 orëve në ditë pune. Sa më shumë detaje na jepni për hapësirën tuaj, aq më e saktë do të jetë përgjigjja jonë.

S'e gjetët përgjigjen që kërkonit?

Na kontaktoni direkt →