Çdo hapësirë ka kërkesa të ndryshme. Funksioni, arkitektura, materialet, atmosfera dhe mënyra si përdoret ambienti përcaktojnë se çfarë ndriçimi i duhet. Prandaj, në Vitalux nuk fillojmë nga katalogu. Fillojmë nga projekti. Nga konsulenca dhe projektimi teknik, te përzgjedhja e ndriçuesve, furnizimi dhe mbështetja gjatë zbatimit, punojmë për të krijuar një zgjidhje ndriçimi që funksionon si teknikisht, ashtu edhe vizualisht.
Çdo projekt nis duke kuptuar hapësirën. Analizojmë arkitekturën, funksionin e ambienteve, kërkesat estetike dhe objektivat e projektit për të përcaktuar drejtimin e duhur të ndriçimit. Kjo na lejon të propozojmë zgjidhjen përpara se të zgjedhim produktin — jo të përshtatim projektin me atë që ndodhet në katalog.
Një projekt i mirë ndriçimi duhet të funksionojë edhe përtej asaj që shihet në render. Realizojmë kalkulime dhe simulime ndriçimi me DIALux për të analizuar shpërndarjen dhe nivelin e dritës dhe për të verifikuar zgjidhjen përpara zbatimit. Projektimi teknik na ndihmon të përcaktojmë ndriçuesit, karakteristikat e tyre dhe pozicionimin e përshtatshëm për secilën hapësirë.
Nuk besojmë se një markë e vetme është përgjigjja për çdo projekt. Punojmë me mbi 50 marka nga më shumë se 20 prodhues ndërkombëtarë, duke kombinuar ndriçim teknik, dekorativ dhe outdoor sipas arkitekturës, performancës së kërkuar dhe buxhetit të projektit. Kjo na jep mundësinë të zgjedhim produktin për projektin — jo projektin për produktin.
Puna jonë nuk përfundon me dorëzimin e ndriçuesve. Ofrojmë mbështetje dhe mbikëqyrje teknike gjatë fazës së zbatimit, për të ndihmuar që zgjidhja e projektuar të realizohet siç është parashikuar. Kur projekti e kërkon, kjo përfshin edhe verifikime dhe teste fotometrike, si dhe suport pas përfundimit të projektit.
Për projekte ku drita bëhet pjesë aktive e arkitekturës, projektojmë edhe sisteme RGB dhe RGBW të programueshme me kontroll DMX. Nga koncepti i ndriçimit dhe përzgjedhja e pajisjeve, te driverat, kontrollerët dhe programimi i skenave, sistemi trajtohet si një zgjidhje e integruar dhe jo si një grup produktesh të veçuara. Këto zgjidhje aplikohen veçanërisht në fasada, hospitality dhe hapësira ku skenarë të ndryshëm ndriçimi janë pjesë e eksperiencës.
Ndriçimi funksionon më mirë kur mendohet së bashku me arkitekturën, jo pasi projekti ka përfunduar.
Punojmë me arkitektë, interior designers dhe studio projektimi për të zhvilluar zgjidhjen e ndriçimit paralelisht me projektin arkitektonik.
Mund të mbështesim procesin me projektim teknik, simulime DIALux, përzgjedhje dhe specifikim produktesh, si dhe koordinim gjatë zbatimit.
Qëllimi është i thjeshtë: të ndihmojmë projektuesin të realizojë idenë e tij me dritën e duhur.
Na tregoni hapësirën, fazën ku ndodhet projekti dhe çfarë kërkoni të arrini. Ekipi Vitalux mund t'ju ndihmojë të përcaktoni zgjidhjen e duhur të ndriçimit — nga koncepti deri në realizim.