Si ekspertë ndriçimi na bëhen shumë pyetje për dritat dhe projektet. Në këtë artikull kemi vendosur  ‘të iluminojmë’ duke ju  përgjigjur disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë klientët rreth ndriçimit. 

Ndriçimi nuk ndikon vetëm tek pjesa e dizajnit të një dhome por gjithashtu ndihmon që në krijimin e atmosferës, në ndryshimin e humorit e mirëqenies. Kur punon në një kompani ndiçimi e kupton sesa shume rëndësi ka kjo pjesë prandaj më poshtë kemi zgjidhjen për paqartësitë tuaja:

Sa ndriçim më duhet për projektin?

Fortësia e dritës që ju duhet për një hapësirë është një nga gjërat e para që duhet të konsideroni kur planifikoni një skedë ndriçimi. Dritat e reja moderne LED tani matën me njësi Lumen e sipas përllogaritjeve të thjeshta të përgjithshme një dhomë gjumi apo ndenjeje ka nevojë për 10/20 Lumen për 1metër, ndërsa kuzhina dhe banja kanë nevojë për 70/80 Lumen për 1 metër. Gjithsesi sesa ndriçim duhet varet nga shumë faktorë si: nivelet e ndriçimit që ka një dhomë,ku duhet të përqëndrohet drita më shumë e më pak, çfarë atmosfere duhet të krijoni etj. Me ndriçimin e duhur mund të krijoni balancën përfekte midis funksionalitetit dhe shërbimit.

Çfarë është ndriçimi me nivele dhe pse është i rëndësishëm?

Skema më e mirë e ndriçimit krijohet atëherë kur përdoren disa nivele dritë. Niveli i ndriçimit luan rol kryesor për krijimin e atmosferës së dëshiruar në një projekt. Jane tre lloje kryesore ndriçimi: 

  • Ndriçimi i përgjithshëm i ambjentit
  • Ndriçimi i dedikuar për aktivitete të caktuara

Psh ju mund të përdorni një spot gjuajtës për të ndriçuar pjesën e pasqyrës së make upit që mund ta përdorni vëtëm për atë aktivitet, ndriçues i varur që ndriçon gjithë dhomën, shiriti LED për të patur ndriçim relaksues para gjumit.

Si ndikon ndriçimi në gjendjen tonë psikologjike?

Në kohët para se të kishte elektricitet aktivitetet e njerzve lidheshin me lindjen dhe perëndimin e diellit dhe ende sot drita ka një impakt shumë të madh në rutinën tonë si fizikisht ashu edhe psikologjikisht. Ndriçimi mund të rrisë produktivitetin, të ndikojë tek gjumi, tek fokusimi etj. P.sh: ndriçimi i ngrohtë na bën të ndihemi më të relaksuar e ndriçimi natyral na ndihmon për tu fokusuar nqs jemi në ambjente pune. E nëse bëhet e kundërta psh një shtëpi me ndriçim të ftohtë mund tju japi bezdisje tek sytë. 

Cila është temperatura e duhur e ndriçimit për një shtëpi?

Temperatura e ndriçimit mund të ndikojë në projektin e shtëpisë tuaj nga ana sesi duket dhe ndjesia që përcjell. Temperatura e ndriçimit matet me shkallën Kelvin e cila ndahet në tre pika kryesore:Pika me e lartë e shkallës është e ftohtë, ngjyrë e bardhë në blu e cila është temperature që rrit fokusin dhe përqëndrimin, ndërsa pika fundore është e ngrohtë, ngyrë e bardhë në të verdhë që është shumë e mirë për për tu relaksuar. Ne do të sugjeronim ngjyrën 2700K-3000K për të patur rehatinë që kërkoni. 

 Si të zgjidhni ambazhurin e duhur?

Të zgjedhësh një ambazhur mund të duket si një zgjedhje e thjeshtë por ka një shumëllojshmëri faktorësh që duhen konsideruar. Ndriçuesit vijnë në shumë forma,stile, materiale etj. Cdo gjë nga kto ndikojnë në mënyrën sesi difuzohet drita. Psh një ndriçuesit me material Opal janë më të sugjeruara për dhoma gjumi sepse materiali e transmeton më pak dritën. Gjithashtu stili i ndriçuesit duhet të përshtatet me dekorin që dhoma të jetë uniforme.