Kur bëhet fjalë për ndriçuesit e jashtëm, trendet sa vijnë e evolojnë në modele dhe funksione te ndryshme ku teknologjia dhe kualiteti vazhdon rritet ose përmirësohet. Në këtë artikull do të gjeni disa risi të ndriçuesve të jashtëm që duhet të merrni parasysh për projektin tuaj.

Duket se risitë e reja fokusohen më tepër tek prakticiteti, rikthimi i trendeve të vjetra dhe ngjyrave vibrante ndryshe nga vitet e tjera që produktet bazoheshin vetëm tek ngjyra e bardhë, gri ose e zezë.

blog

Ndriçuesit e lëvisshëm

Ndriçuesit e tavolinës për ambjentet e jashme duket se janë kthyer në zgjedhjen kryesore të klientëve qoftë për shtëpi qoftë edhe për biznese si p.sh: restorantet. Format dhe stilet e ktyre ndriçuesve janë nga më të ndryshmet por ajo çka është shtuar si risi këtë vit janë mënyrat e karikimit të tyre për ti rritur prakticitetin. Këto produkte vijnë me mënyrën e karikimit me anë të portës USB por edhe me karikim me anë të një baze të lëvisshme. Nqs do ju duhet ti mbani ndezur për një kohë shumë të gjatë mund ti vendosni vetëm bazën poshtë edhe ndriçuesi do të marrë karikim. Vlen për të shtuar gjithashtu se ngjyrat e ndezura si jeshilja, e kuqja, bluja etj janë një risi që duket se po fiton shumë popullaritet këtë vit tëk ndriçuesit e jashtëm. Mund ti përdorni për të shtuar kontrastin në oborrin e projektit tuaj ose për ti përshtatur ngjyrat e tyre me gjelbërimin ose lulet e kopshtit. Nqs nuk ju pëlqen ideja e ngjyrave vibrante mund të zgjidhni edhe midis modeleve qe ofrojnë detaje të vogla ose miksime ngjyrash. 

blog

Ndriçuesit me sensorë levizjeje

Ndriçuesit me panel diellor janë një krijim shumë interesant e praktik. Varjantet e iluminuesve të tokës me panel diellor i kemi hasur dhe në katalogët e viteve të kaluara, ndërsa risia e këtij viti është se ndriçuesit e tillë vijnë edhe në versionin mural. E për të shtuar akoma më shumë vlerën e këtij produkti kanë dhe sensorë të inkorporuar. Ndriçues të tillë  mund të kapin lëvizjen që 5 metra larg dhe jetëgjatësia e baterisë së tyre zgjat deri në 11 orë.  Modelet janë nga më të ndryshmet.

blog

Ndriçues gjelbërimi

Ndriçuesit e gjelbërimit janë një vlerë e shtuar për pemët e kopshtit tuaj pasi theksojnë me tepër elementët e hapsirës. Një nga risitë e këtij viti është opsioni i shtuar që mund të vendosen edhe në projekte afër detit pa pësuar gryerjenga kripa ose rëra. Tashmë mund ti  gjeni në disa versione ku mund ta ndani ju nqs doni një iluminues që bëhet ‘’njish’’ ne peisazhin ose nqs doni një ndriçues që është i dukshëm por estetikisht i bukur që të shtojë dekorin në kopshtin tuaj. E për të përfunduar disa prej modeleve janë edhe të orjentueshme.

blog

Ndriçues me dizejno të modernizuara 

Ndriçuesit e jashtëm kanë patur risi edhe nga ana estetike duke filluar nga iluminuesit mural, të varur e deri tek të tokës. Dizejnot variojnë nga stili minimalist ku kemi produkte të cilat qëndrojnë njish me peisazhin e deri tek ai stili klasik që i shton pompozitet hapësirës. Ndër modelet më të vecanta mund të sugjerojmë  produktet me globa ose me dy burime drite që e përqëndrojnë ndriçimin në pika të caktuara. 

Varietetet janë të pafundme e në këtë artikull nuk mund ti shtjellojmë të gjitha. Ndaj ju ftojmë në showroom-in e Vitalux për të mësuar më shumë 😉