Në një shtëpi drita nuk matet me lux. Matet me atë si ndihesh në të, në orë të ndryshme të ditës. Prandaj nuk fillojmë nga ndriçuesi — fillojmë nga planimetria.
Ndriçimi mendohet i fundit, pasi janë mbyllur tavanet dhe është bërë instalimi elektrik. Në atë pikë zgjedhja ka mbetur mes asaj që futet në pikat ekzistuese — dhe rezultati është një dritë e sipërme, e njëtrajtshme, që e bën çdo dhomë të duket e sheshtë. Momenti i duhur për të folur për dritën është kur po bëhet projekti elektrik, jo kur po zgjidhen llambat.
Një ambient i banuar ka nevojë për tri shtresa që ndizen veç e veç. Shtresa e përgjithshme, që mbush hapësirën. Shtresa funksionale, mbi bankon e kuzhinës, pranë leximit, te pasqyra. Dhe shtresa e theksit — një pikturë, një mur guri, një shkallë — që i jep hapësirës thellësi. Kur të trija ekzistojnë dhe kontrollohen ndaras, e njëjta dhomë bëhet e përdorshme në mëngjes dhe e ngrohtë në mbrëmje. Kur ekziston vetëm e para, nuk ka çfarë të rregullosh më vonë.
Pjesa e jashtme ka rregulla të vetat. Shkalla e mbrojtjes IP zgjidhet sipas vendosjes — një ndriçues toke rreth pishinës nuk është i njëjti me një aplikë muri nën strehë. Ndriçimi i fasadës duhet të nxjerrë teksturën, jo ta lajë murin me dritë të fortë. Dhe në kopsht, më pak është gjithmonë më mirë: bollardë të ulët, step light te shkallët, dhe drita që ndriçon rrugën pa të verbuar. Ndotja e dritës drejt fqinjit dhe drejt qiellit është pjesë e projektit, jo detaj.
Dimming dhe skena të parapërgatitura janë ajo që e bën një shtëpi të ndihet e projektuar. Një skenë për darkë, një për mbrëmje, një për pastrim. Kjo kërkon që qarqet të ndahen që në fillim dhe që driverat të jenë të dimmueshëm — vendime që merren në letër, para se të blihet gjë.
Katërmbëdhjetë vila, apartamente dhe rezidenca private: Gjiri i Lalzit, Dhërmi, Rolling Hills, Collina Verde, San Pietro, Elysium. Në secilën çështja ishte tjetër — diku pishina dhe fasada, diku një shkallë qendrore, diku thjesht bërja e duhur e një dhome ditore me tri shtresa drite dhe dy qarqe më shumë se sa kishte projekti fillestar.
Punojmë me ju ose me arkitektin tuaj: lexojmë planimetrinë, propozojmë shtresat dhe pozicionet, bëjmë kalkulimin me DIALux kur projekti e kërkon, dhe zgjedhim ndriçuesit nga mbi 50 marka — dekorativë, teknikë dhe outdoor së bashku. Pastaj furnizojmë dhe qëndrojmë pranë gjatë zbatimit, sepse aty vendoset nëse projekti del siç u mendua.
Sa më herët, dhe më së miri kur po hartohet projekti elektrik. Në atë fazë çdo gjë është ende e mundur dhe nuk kushton asgjë të ndryshohet. Pas mbylljes së tavaneve, zgjidhjet ngushtohen.
Po, dhe është mënyra që preferojmë. Punojmë rregullisht me studio arkitekture dhe dizajni, duke marrë përsipër pjesën teknike të ndriçimit brenda projektit të tyre.
Jo domosdoshmërisht. Për një apartament shpesh mjafton konsulenca dhe përzgjedhja e duhur. Për një vilë me pjesë të jashtme, fasadë ose pishinë, kalkulimi teknik e shpëton projektin nga surpriza të shtrenjta.
Na dërgoni planimetrinë ose disa foto. Ju themi çfarë i duhet hapësirës — jo çfarë ndodhet në katalog.