Ka disa detaje që bëjnë diferencën në një projekt, e nëse do të pyesnit një arkitekt mund të përmendi elementët si një tavan i varur me gips, një oxhak i bukur apo pikturat. E ndërsa për fushën e ndriçimit ‘’një prekje’’ ndryshe do të ishte iluminimi i shkallëve. Imagjinoni sa bukur do të dukeshin shkallët e shtëpisë tuaj nqs përveç funksionit praktik të ishin dhe një dekor i shtuar. Nga ana tjetër ndriçimi i shkallëve do të shtonte dhe sigurinë e në hapësirën e jashtme por edhe atë të brendshme.
Çfarë mund t’ju sugjerojmë?
#1. Shirit ose profil LED
Një nga zgjedhjet më të thjeshta është instalimi i shiritit LED në gjatësinë e shkallëve. Forma më e përdorur është fshehja e shiritit poshtë tyre ose një metodë më inovative do të ishte vendosja e profileve inkaso. Kjo metodë ju mundëson të zgjidhni mes ndriçimit të ngrohtë, të ftohtë ose RGB.
#2. Ndriçues shkallësh ose mural
Nqs kërkoni një efekt pak më ‘’dramatik’’ ndriçuesit mural ose të shkallëve janë sugjerimi i duhur. Përveç iluminimit këta lloj ndricuesish krijojnë edhe efekte të bukura në mur. Një nga përfitimet e ndriçuesave LED është edhe fakti që mund të dimërohen duke ju lejuar të ulni apo rrisni dritën si të doni. Një ndriçim pak më i ulët mund t’ju krijojë një pamje më ‘’soft’’ ndërsa ndriçimi i lartë ju ndihmon tepër gjatë orëve të mbrëmjes.
#3. Disa nivele ndriçimi
Një mënyrë tjetër e plotësimit të shkallëve mund të jetë dhe vendosja e disa niveleve të ndriçimit. Një kombinim interesant do të ishte vendosja e ndriçuesave të shkallëve dhe një ndriçuesi të varur ose mural në të njëjtën hapësirë. Një ide tjetër do ishte vendosja e ndriçuesave të njejtë në shkallë dhe në mur. Këto metoda mund të nxjerrin në pah më së miri materialin e shkallëve.
#4. Ndriçues i varur
E nëse nuk ju pëlqëjnë këto ide një opsion tjetër do të ishte vendosja e një ndriçuesi i cili mund të varet në të gjithë gjatësinë e shkallëve. Si modelet klasike edhe ato moderne do të dukeshin mjaft ‘’IN’’
#5. Oborri ose kopshti
Hapësira më e domosdoshme ku ju ‘’hyn në punë’’ më tepër ndriçimi i shkallëve janë ambjentet e jashtme për arsyje sigurie. Ndriçuesit duhet që të jenë me IP të lartë për të krijuar mbrojtje ndaj ujit dhe pluhurit. Zhvillimet në botën e ndriçimit ju mundësojnë një pafundësi zgjedhje modelesh nga stile të ndryshme. Me anë të dritës do të keni një kopësht funksional, të sigurt, estetik.