Marke e re italiane, e ndertuar mbi kerkim te vazhdueshem dhe teknologji LED te avancuar per projekte teknike dhe arkitektonike.
Archiluce eshte pozicionuar qysh nga fillimi ne balle te inovacionit: nje marke qe investon fort ne kerkim e zhvillim per te sjelle produkte me teknologjine me te fundit dhe cilesine me te larte ne treg. Fokusi i tyre teknik perfshin spote LED dhe sisteme shina magnetike, transformatore, shirita LED dhe profile flex, te projektuara per instalime precize dhe fleksibile.
Gama e tyre mbulon gjithashtu ndricim fasadash me kontroll RGB dhe DMX, temperatura drite te ndryshueshme (3000K, 4000K) per t'iu pershtatur atmosferes se kerkuar, dhe zgjidhje te specializuara per ndricim pishinash. Kjo e ben Archiluce nje zgjedhje te forte per projekte qe kerkojne precizion teknik dhe fleksibilitet ne dizajnimin e skenareve te drites.
Na shkruani modelin ose dergoni faqen e katalogut. Ju kthejme cmimin dhe afatin e livrimit.