Marke spanjolle nga Valencia, e themeluar ne 1986, e njohur per dizajnin dekorativ me rrenje mesdhetare.
Historia e Aromas eshte e pazakonte: kompania nisi si prodhuese potpourri-sh dhe produktesh aromatike, dhe emri i saj vjen pikerisht prej andej. Hapi i pare drejt ndricimit ishin llamba te vogla xhami te mbushura me lule te thata - nga aty lindi pasioni qe e ktheu kompanine ne nje nga markat me te njohura te ndricimit ne Spanje.
Sot Aromas prodhon llamba tavoline, dyshemeje, varur dhe aplike muri qe kombinojne metal e xham me materiale si mermer, dru dhe qeramike. Stili i tyre mban gjurmet e frymezimit mesdhetar, por eshte zhvilluar drejt nje gjuhe globale dhe bashkekohore, me nje angazhim te qarte ndaj qendrueshmerise ne prodhim.
Na shkruani modelin ose dergoni faqen e katalogut. Ju kthejme cmimin dhe afatin e livrimit.