Vitalux
Partneret  ›  Novaluce
  • Ndricim dekorativ
  • Ndricim teknik
  • Ndricim outdoor
Greqi

Novaluce

Ndricim dekorativ dhe teknik, qe nga 2007

Marke greke qe prej 2007, e krijuar nga nje ekip me prejardhje te ndryshme, dedikuar ndaj dizajnit te mire dhe cilesise se larte.

Nova Luce eshte formuar nga njerez qe vijne nga fusha te ndryshme: ekonomiste, arkitekte interieri, artiste dhe dizajnere grafike, te bashkuar nga i njejti pasion per driten. Qysh nga 2007 ata dizajnojne dhe prodhojne ndricues per tregun grek dhe evropian, duke sjelle ide te fresketa per estetiken e cdo dhome.

Nepermjet eksplorimit te formave dhe materialeve, Nova Luce ka zhvilluar nje game te gjere ndricuesish klasike dhe moderne, te qendrueshem ne kohe. Portofoli i tyre perfshin koleksione dekorative, zgjidhje teknike, sisteme LED strips & neon, dhe ndricim outdoor, duke i bere nje zgjedhje te sigurt per projekte te ndryshme.

Katalogët

Shkarkoni katalogët

Ju intereson nje produkt i ketij katalogu?

Na shkruani modelin ose dergoni faqen e katalogut. Ju kthejme cmimin dhe afatin e livrimit.