Vitalux
Partneret  ›  PUK
  • Ndriçim arkitektonik
  • Ndriçim outdoor
  • Ndriçim urban
  • Ndriçim nënujor
Itali

PUK

Ndriçim arkitektonik dhe outdoor

Prodhues italian i specializuar në ndriçim arkitektonik dhe outdoor, me projekte të realizuara në mbarë botën së bashku me arkitektë dhe lighting designers.

PUK e nisi veprimtarinë në ndriçim në vitin 1995, në Lissone të Italisë, dhe sot është një referencë në ndriçimin e jashtëm. Gama mbulon projektorë, ndriçues të inkastruar në tokë, zgjidhje nënujore, aplikë muri sipërfaqësorë dhe të inkastruar, kolona, downlight dhe ndriçim urban — praktikisht çdo nevojë të një projekti në ambient të hapur.

Në Vitalux e përdorim PUK-un atje ku projekti kërkon njëkohësisht rezistencë dhe precizion optik: fasada, kopshte, hapësira publike dhe objekte ku ndriçuesi duhet të integrohet me arkitekturën pa u dukur gjatë ditës. Koleksionet e fundit, VETRA dhe FLEXA, e zgjerojnë gamën drejt zgjidhjeve më të holla dhe fleksibël.

Katalogët

Shkarkoni katalogët

Ju intereson nje produkt i ketij katalogu?

Na shkruani modelin ose dergoni faqen e katalogut. Ju kthejme cmimin dhe afatin e livrimit.