Projekt rezidencial ndriçimi për një vilë në Rezidencën Collina Verde (arkitekt: Armand Vokshi, Studio Avatelier), brenda dhe jashtë, me synim një shërndarje uniforme të dritës, në sasinë e nevojshme.
Drita duhej të shërndahej uniformisht dhe në sasinë e nevojshme në të gjithë vilën, brenda e jashtë, me theksime të orientuara aty ku e kërkonte hapësira.
Brenda, spotet inkaso të dimerueshëm (Novaluce) japin ndriçimin e përgjithshëm, të kombinuar me shirit LED të dimerueshëm perimetral dhe shinë magnetike për ndriçim të theksuar e të orientuar. Jashtë janë përdorur produkte Zambelis: ndriçues spike në fuqi të ndryshme për bimësinë e ulët dhe pemët e larta, shinë e jashtme dhe gjuajtës të jashtëm.
Na tregoni për hapësirën tuaj dhe ju themi si mund ta ndriçojmë.