BlackDiamondHotelCOVER

”Black Diamond Hotel” është një nga ambjentet më interesante të Tiranës. E vendosur në zemër të qytetit vetëm disa minuta më këmbë nga ”Sheshi Skënderbej” ky hotel përbëhet nga  një bar, dhoma  me 4 yje, pishinë, palestër, spa, sauna, dhomë masazhi etj pra  gjithçka që të  shijoni qëndrimin tuaj në kryeqytet. Ashtu si çdo projekt një nga elementët më të rëndësishëm  dhe ‘’të fortë’’ të ‘’Black Diamond’’ është ndriçimi.

Si fillim pse ndriçimi është I rëndësishëm për një hotel?

  • Hotelet organizojnë disa lloje eventesh nga takimet e punës të bizneseve deri tek dasmat, për këtë arsyje duhet të përshtasin ndriçim ndryshe në hapësira të ndryshme. Duke filluar nga një larmishmëri ngjyrash që përfitohet nga shiriti Led RGB e deri tek ndriuesit e dimërueshëm, hoteli duhet ti përshtatet nevojave të klientit sipas eventit.
  • Ndriçimi I duhur mund të bëjë diferencë shumë të madhe në ekperiencën e qëndrimit të dikujt në dhomë
  • Krijon atmosferën relaksuese që kërkohet në ambjente të ndryshme si pishina apo dhomat e masazheve dhe ndikon në psikologjinë e klientëve
  • Ve në pah pjesët më të bukura të projektit

Jemi shumë të lumtur që ‘’Black Diamond Hotel’’ zgjodhi Vitalux për të plotësuar ndriçimin e ambjenteve të tij duke përdorur produkte si :

  • Shirit LED i fshehur
  • Profile ndriçimi LED
  • Spote cilindrike të jashtme me llambë GU10
  • Ndriçues dekorativ të varur
  • Downlights
BlackDiamondHotel

Në sallën e konferencave të hotelit është instaluar inovacioni I ndriçimit, profilet në formë katrore Led. Efiçenca e lartë e ndriçimit  dhe estetika e bëjnë këtë opsion zgjedhjen ideale  për ambjente pune apo konferencash. Ky lloj iluminimi ndikon për mirë në produktivitetin dhe performancën e të pranishmëve përveç se përshtatet kaq bukur edhe me dizajnin e ambjentit.

BlackDiamondHotel

Në pjesën e hapësirave si pishina apo dhoma e masazhit dhe e kripës zgjedhja ideale e ndriçimit ka qenë shiriti Led RGB. Kjo sepse jo vetëm që ngjyrat krijojnë atmosferën e relaksit dhe të intimitetit por edhe mundësohet e ashtë quajtura ‘’terapi e dritave’’. Perveç relaksit ndriçimi ju sjell edhe përfitime shëndetsore.

BlackDiamondHotel

Për pjesën e barit dhe restorantit të ‘’Black Daimond’’ janë përdorur disa nivele ndriçimi si spotet cilindrike, shirit Led dhe profilet, kjo për të krijuar efektin e duhur në orë të ndryshme të ditës por gjithashtu edhe për të nxjerë në pah pjesët më të mira të projektit e për ti konturuar ato. Ndriçim ‘’I pastër’’, minimalist dhe estetik.

‘’LIGHTING IS THE LIFEBLOOD OF ANY DESIGN’’ e duket sikur ‘’Black Diamond Hotel’’ e personifikon më së miri këtë.