Vitalux
14 Gusht 2026

Ndriçimi i showroom-eve dhe dyqaneve: si drita ndikon vendimin e blerjes

← Të gjitha artikujt

Drita nuk është vetëm funksionale në një dyqan apo showroom — është pjesë e strategjisë së shitjes.
Para se klienti të prekë një produkt, syri i tij tashmë ka vendosur diçka: a duket produkti tërheqës, i vlefshëm dhe i denjë për t'u shqyrtuar. Ndriçimi i gabuar mund t'i ulë vlerën e perceptuar edhe një produkti premium — ndërsa ndriçimi i duhur e ngre atë, pa ndryshuar asgjë tjetër.

Ndriçimi me shtresa, jo dritë e vetme

Showroom-et dhe dyqanet e mira nuk mbështeten në një burim drite të vetëm, por në tre shtresa që punojnë së bashku:

Kur mungon njëra shtresë, hapësira ose duket e sheshtë dhe pa jetë (vetëm ambientale), ose duket kaotike dhe lodhëse (vetëm theksuese).

Temperatura e ngjyrës ndryshon perceptimin e produktit

E njëjta rroba, biZhu apo mobilie mund të duket krejt ndryshe nën drita të ndryshme. Përgjithësisht:

Ndriçim showroom dekorativ

Gabimet më të shpeshta

Në përvojën tonë me dhjetëra projekte showroom-esh e dyqanesh, disa gabime përsëriten vazhdimisht:

Këshilla praktike

Nëse po planifikoni ndriçimin e një dyqani a showroom-i, disa parime praktike:

Drita e mirë në retail s'duket kurrë si "ndriçim" — duket thjesht si produkt që meriton vëmendjen tuaj. Kjo është pikërisht arsyeja pse ia vlen kohë dhe planifikim.