Kur mendoni për atmosferën që doni në shtëpinë tuaj ndriçimi është elementi kryesor. Ekspertet e  stilit  tregojnë disa këshilla sesi mund të ndriçoni në mënyrë efektive shtëpinë thuaj për ta bërë atë të duket më me hapësirë dhe më e ngrohtë.

Krijoni një plan me gjërat esenciale të ndriçimit

Mendoni për aktivitetet që do kryen në çdo dhomë si ngrënja,leximi etj dhe nevojën që keni për dritë. Merrni në konsideratë stilin e ndriçuesve sa shkon me projektin , sa përshtatet me aktivitetet e asaj dhome dhe zgjidhni temperaturën e ndriçimit. Planifikimi ndihmon që mos bëhen vendime të gabuara në moment të fundit.

Sigurohuni që ndriçimi të jetë I dobishëm

Përveç anës estetike mendoni sesi ndriçimi duhet t’ju vij në ndihmë. Psh kuzhina kërkojn më shumë ndriçim dhe dritë të përqëndruar në zonat ku gatuhet. Për të lexuar ndriçuesit fleksibël mund t’ju ndihmojë. Një nga zgjedhjet më të mira janë ndriçuesit e dimërueshëm pasi mund ta zgjidhni vetë fortësinë e ndriçimitdhe çfarë atmosphere doni të krijoni.

Zgjidhni me kujdes llambat

Duhet të keni parasysh

  • Sa e ndriçuar ju duhet hapësira (Watt)
  • Çfarë atmosfere doni të keni në ambjent pra temperatura (temperaturat e ulta ngjasojnë me dritën e qiriut ndërsa me të lartat me qiellin)
  • Duhet marrë në konsideratë energjia
  • Sa ekonomike dhe jetëgjatë janë llambat që ju duhen

Përdorni spotet për të nxjerë në pah detajet më të bukura të projektit

Spotet iluminojnë detajet arkitekturore, muret apo ato pjesë që ju keni të preferuara nga shtëpia. Jo vetëm që do iluminoni hapësirën  por mund ta bëjnë ambjentin të jetë më mikëpritës. P.sh sportet e fokusuara  në tavolinën e ngrënjes mund të bëjnë shtëpinë të duket  më mikëpritëse për miqtë tuaj .

Less is more

Mbajini ngjyrat dhe dizajnin në një linjë me projektin. Stilet e ndryshme të ndriçuesve mund të bëhen konfuzuese për syrin. Tonet neutrale do ta bënin hapësirën të duket më e madhe, ndriçuesat me ngjyra do e bënin projektin me interesant ndërsa ndriçuesit e zinj do I jepnin një prekje konteporane. Zgjidhni atë cfarë ju pëlqen!

Click here to add your own text