Zyra

Ndriçimi i duhur mund të ndihmojnë në krijimin e Brand-it dhe një përshtypje më estetike të zyrës tuaj por gjithashtu ndikon tek punonjësit.Por si të zgjidhni ndriçimin e duhur?

Më poshtë do të gjeni disa këshilla si të zgjidhni ndriçimin për zyra:

Temperatura 5000 Kelvin është më e mira për zyra

Temperatura e ndriçimit është një nga arsyjet pse drita Led ka cilësi kaq të mirë iluminimi. Edhe pse mendohet se drita natyrale  është ideale për çdo ambjent zyre, jo të gjitha këto hapësirat kanë dritarë të mëdha për të patur ndriçim natyral. Gjithashtu në shumë zyra punohet deri vonë prandaj temperatura e duhur për zyra është 5000K. Panelet LED ose Downlights janë opsioni ideal për iluminim. Drita natyrale qëndron midis 5000 dhe 7000Kelvin.

Dritat Led kanë sjellë një inovacion në botën e ndriçimit. Led po përdoret gjërësisht për shkak të efiçencës së ndriçimi dhe jetëgjatësisë që ka. Nga studimet e realizuara, përfundimet kanë treguar se kjo lloj drite ndikon për mirë në produktivitetin dhe performancën e punonjësve në zyra, krahasuar me dritat floureshente

Më poshtë keni disa lloj ndriçuesish që mund të përdorni :

  • Ndriçuesit e varur në tavolina pune mund të ndihmojnë për të kryer proçesin e punës më kollaj
  • Spotet mund të ndihmojnë në hapësirat si korridori për ti drejtuar punonjësit në zona të ndryshme të zyrës ose ndërtesës
  • Profilet janë një dizajn minimalist i cili ka efiçencë shumë të lartë ndriçimi, të cilat mund të kompozohen sipas preferencës pra janë një kombinim perfekt për zyra

Shmangni dritat që bëjnë flicker

Ndonse shumë drita nuk dallojnë që bëjnë flicker dhe nuk perceptohen me sy të lirë ato ndikojnë në dhimbjen e kokës, tendosje të syve etj. Llambat duhen ndruar në mënyrë konstante dhe të siguroheni që të gjithë ndriçuesit të punojnë siç duhet.

Kostoja

Kostoja është një faktor shumë i rëndësishëm për zgjedhjen e ndriçimit. Dritat do duhet të punojnë me orë të gjata nga 14 deri në 18 orë çdo ditë prandaj që të ulin shpenzimet mund të instaloni Led  të dimërueshme ose sensorë për kontrollin e ndriçimit.