Me ardhjen e ditëve të nxehta të verës përveçse elementëve të bukur është e rëndësishme të zgjidhni dhe diçka praktike. Ventilatorët janë ‘’inteligjentë’’ , me dizejno kontemporane dhe estetikë për tu harmonizuar me projektin tuaj pra një zgjedhje fantastike për shumë arsyje.
Po si të zgjidhni ventilatorët e duhur?
Identifikoni dhomën
Gjeja e parë që duhet të bëni është të përshtasni modelin e ventilatorit me dizajnin e dhomës. Ventilatorët me flatra të lakuara janë ideale për dhoma të sofistikuara ndërsa ato me shumë gjatësi dhe të drejta për mjedise minimaliste dhe modern.
Madhësia
Për dhoma të vogla nje ventilator me diametër 36inch do ishte I përshtatshëm. Ndërsa për dhoma më të mëdha mund të përshtatet një ventilator deri në 80inch diametër. Nqs hapësira është shumë e madhe atëhere do ju duhet të instaloni më shumë se një ventilatorë. Llogarisni shpejtësinë e ventilatorit për të patur efiçencën që kërkoni.
Lartësia
Ventilatorët mund të instalohen në projekte me tavan të lartë ose të ulët për sa kohë llogaritet funksionaliteti I tij. Flatrat duhet të jenë minimalisht 30cm larg tavanit për tu rrotulluar pa problem. Ka modele specifike për lloje të ndryshme lartësie tavani.
2 në 1.
Nqs ju pëlqejnë gjërat praktike atëhere një ventilator me ndriçues do ishte një zgjedhje e mirë. Ju ndihmon të krijoni iluminim të dhomës pa patur nevojë të shtoni shumë lloje ndriçuesish .
Numri I flatrave?
Në të kaluarën numri I flatrave të ventilatorëve përkthehej në një efiçencë më të lartë. Sidoqoftë tani nuk është më njësoj. Modelet e reja të ventilatorëve mund të kenë performancë të mirë edhe me 3 flatra.
Motori I ventilatorit
Lloji I motorit të një ventilatori mund të përcaktojë efiçencën. Ventilatorët kanë dy lloj motorash DC dhe Ac. Ato DC funksionojnë pa zhurmë dhe kursejnë deri në 70 përqind energji sesa AC. Më parë AC ishtë me e lirë ekonomikisht por tani diferenca është e papërfillshme