Me stinën e verës në pritje, njerëzit janë gati të kalojnë shumë kohë jashtë dhe të frekuentojnë një mbasdite restorantet për të shijuar motin e ngrohtë. Pas disa  muajve të karantinuar restorantet kanë hapur dyert e tyre për klientët. Por për këtë ju duhet një ndriçimi I duhur në hapësirën e jashtme të lokalit të tyre pasi rëndësia e saj është e barabartë me ndriçimin e abjentit të brendshëm.

Ndriçimi është një nga elementët kryesor në eksperiencën e një klienti. Që nga momenti që ata parkojnë makinën deri tek kryerja e porosisë, çfarë shohin? Si ndihen? Ndriçimi ‘’ka për detyrë’’ ti shtojë estetikë projektit, ta bëjë vendin më të  sigurt dhe të krijojë atmosferën e duhur.

Çfarë konsiderohet   e  rëndësishme për ndriçimin e hapësirave të jashtme të një  restoranti  që të shtohet siguria e ambjentit, ndriçimi i kopshtit dhe ndonjëherë edhe platformave për koncerte dhe argëtim?

E gjeni në këtë ’’ MENU ndriçimi’’

Pjata  e mirëseardhjes: Siguria

Ndërsa dizajni dhe performanca e ndriçimit janë shumë të  rëndësishme, lehtësia për të parë është qëllimi kryesor. Kjo është ajo që e bën sigurinë pjatën e parë dhe kryesore e kësaj ‘’menuje ndriçimi’’.

Ndriçuesit e shkalleve apo rrugës  janë  një zgjedhje e  shkëlqyer për iluminim  që mund të përshtaten  bukur në hapësirë  teksa e ndriçojnë një shteg shumë të dendur këmbesorësh në mënyrë te sigurt. Këto drita janë veçanërisht të dobishme për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të prirur të  pengohen diku.

As parkingu nuk mund të neglizhohet, pasi është një nga hapësirat që ka nevojë për ndriçim të lartë ,për ta bërë zonën më të sigurt. Gjithashtu kjo hapësirë  është ndërveprimi i parë dhe i fundit që klientët do të kenë me vendin, prandaj është e rëndësishme që ata të ndihen të sigurt për të vizituar restorantin  përsëri.

Vakti kryesor :Performanca dhe kontrolli I ndriçimit

Performanca dhe kontrolli janë kryesorët. Qëllimi I ndriçimit të një restoranti është të bëjë klientët të ndrihen rehat dhe të rregullojë atmosferën. Pas një dite stresuese  njerëzit duhan një atmosferë reklaksuese, por si arrihet kjo nëpërmjet ndriçimit të jashtëm?

Ndriçimi I ngrohtë mund ta bëjë ushqimin të duhet më mirë dhe të krijojë një ambjent më qetësues. Zgjidhni ndriçues midis temperaturës 2000k dhe 4500K. Ngjyrat e ngrohta I japin opjekteve më tepër thellësi ndërsa ngjyrat e ftohta I bëjnë objektet të duhen më zbehtë.

Ndriçimi I dimërueshëm apo që kontrollohet me pult ose wifi është shumë fleksibël për të ndryshuar fortësinë e dritës për ta përshtatur me kohën dhe atmosferën e dëshiruar. Shiriti Led I ngrohtë është një opsion shumë I mirë pasi redukton kostot në një periudhë afatgjatë.

Informacion shtesë : Çdo ndriçues duhet zgjedhur duke llogaritur këndin e ndriçimit,  efiçencën e ndriçimit dhe sa ‘’të vret syrin’’ drita.

Embëlsira e para : Dizejnimi I ndriçimit

Kur bie fjala për anën estetike, ndriçimi është ose  ‘’akullore me vanilje’’ ose ‘’qershia mbi tortë’’. Pronarët e restoranteve duhet të zgjedhin  nëse ndriçimi thjesht duhet të iluminojë  projektin apo të bëhet nji me arkitekturën. Nëse zgjedhin të parën, një ndriçues  e arrin qëllimin I instaluar një tavani të thjeshtë; përshtatet në projekt dhe tërheq vëmendjen në hapësirë. Sidoqoftë zgjedhja më e mirë do të kishte kombinimi I  vargjeve me drita , ndriçuesave të gjelbërimit apo të jashtëm ose ato dekorativë për të theksuar pjesët më të bukura të projektit.

Shumë dizajnerë dhe arkitektë përpiqen  të nxjerrin në pah atë që e bën vendin të vecantë  – Është e rëndësishme të përdorni lloje të ndryshme të ndriçimit në një hapësirë. Ndriçimi i butë i ambientit  i bën klientët të ndihen të relaksuar kshu që sigurohuni të keni një ‘’përzjerje’’ të mirë.

Ndriçimi  është me të vërtetë art kur bëhet në mënyrën e duhur . Mund t’i japë vendit një ndjesi më të sofistikuar.

Përfundimi

Ndriçimi I një hapësirë mund të kontrubuoj për mirë në kthimin e klientëve. Nqs njerëzit e shijojnë kohën e tyre aty do te kthehen përsëri për më shumë.