Ndriçimi jo vetëm që shërben për ti dhënë dritë një ambjenti por edhe për të kompletuar stilin e një hapësirë. Duke filluar që nga ndriçuesit e tokës e deri tek ndriçuesit e varur ka një shumëlloshmëri varjantesh sesi mund të iluminoni dhomën. Më poshtë do të gjeni disa ide sesi mund të zgjidhni ndriçuesit e duhur për moshën e fëmijëve tuaj  duke filluar që nga bebet e deri tek adoleshentët.

Disa këshilla të përgjithshme :

  • Nqs dhoma është e vogel atëhere një ndriçues toke ose tavoline i vogel mund ta bëjë dhomën të duket më mirë. Nqs hapësira është e madhe atëherë mund të guxoni për të përdorur disa lloje ndriçuesish. Mund të krijoni një ambjent me ndriçues tavanor , toke dhe tavoline.
  • Nqs dëshironi të përdorni ndriçues të varur për një tavan të lartë 2.5m atëherë ndriçuesi duhet varur 30 deri në 50cm. Sa më I lartë është tavani I shtëpisë tuaj aq me shumë mund të varni ndriçuesin.
  • Ndriçuesit e tavolinës janë nje aksesor shumë I mirë dekori përveçse janë praktik.

Dhoma e bebes

Nqs keni një bebe atëhere duhet të kujdeseni shumë për ndriçimin e dhomës. Gjëja e parë që duhet të merrni parasysh është se nuk duhet të përdorni ndriçim të fortë. Drita agresive mund të dëmtoj shikimin sensitiv e në zhvillim  të të porsalindurit ndërsa ndriçimi më I butë minimizon kontrastin e dritës dhe I lejon ata të pushojnë të qetë. Gjithashtu një ndriçim I dimërueshëm ju ndihmon të krijoni atmosferën e duhur në dhomë bazuar në nevojat tuaja. Të paturit disa lloje ndriçuesish ju ndihmon në bazë të rutinës si ndriçimi gjatë kohës se lojës, ushqyerjes, fjetjes etj.

Dhoma e femijëve

Faktori kryesor që duhet marrë parasysh për ndriçimin e dhomës së femijës është siguria. Materialet si xhami mund të thyhen dhe të krijojne incidente. Gjithashtu një dritë nate do ta bënte fëmijën tuaj të ndihej më I sigurt. Dhoma nuk duhet të jetë asnjëherë në errësirë totale pasi mund të krijojë frikë ose mund të shmangë ‘’incidente’’ si përplasja me mobiljet gjatë natës. Ndërsa ndriçuesit tavanore duhet ti përshtaten dekorit dhe stilit të ambjentit përreth dhe me figura argëtuese.

Dhoma për Adoleshentë

Kur duhet te iluminoni dhomën e një adoleshenti duhet të mendoni se cili është ndriçimi që I përshtatet më mirë nevojave te tij/saj. Konsideroni sesa orë atyre ju duhet të studjojnë, shohin Tv apo të pushojnë. Ndriçuesit e tavolinëssë punës  janë shumë të nevojshëm pasi I ndihmojnë ata me studimin.Gjithashtu janë një aksesor I lezeçëm për dhomën. Ndriçuesit e vendosur tek koka e krevatit nuk marrin hapësirë tek komedina dhe janë të përshtatshëm e praktik për lexim. Disa lloje ndriçimesh I mundësojnë ata të caktojnë dritën që duan si psh Spotet janë gjithashtu një element I rënësishëm ndriçimi pasi theksojnë hapësira të veçanta apo ndriçuesit tavanore etj.