Një nga hapësirat kryesore ku duhet konsideruar më mirë ndriçimi është tualeti. Ajo çka duhet të ‘llogarisni’ është fortësia e dritës. Dritat e reja moderne LED tani matën me njësi Lumen e sipas përllogaritjeve të thjeshta të përgjithshme një dhomë gjumi apo ndenjeje ka nevojë për 10/20 Lumen për 1metër, ndërsa kuzhina dhe tualeti kanë nevojë për 70/80 Lumen për 1 metër. Arsyeja për këtë është se në tualet ne bëjmë make up-in, kemi nevojë të rregullohemi në mëngjes etj. Skemat më të mira të ndriçimit mbështeten në disa burime drite  për të krijuar një një ambjent relaksi  por edhe një ambjent funksional.

Zgjedhja kryesore është:

1.Vendosja e një ndriçuesi tavanor për të mbuluar të gjithë hapësirën e tualetit.

2.Vendosja e ndriçimit të dedikuar.

3.Vendosja e iluminimit të përqëndruar

ndricuestualeti

Gjithsesi më poshtë mund të gjeni disa sugjerime sesi të iluminoni një tualet në mënyrën e duhur:

Fokusoni ndriçimin rreth pasqyrës

Një pasqyrë e ndriçuar në mënyrën e duhur është ‘celsi i suksesit’. Shmangni ndriçimin tavanor mbi dhe përpara direkt ku ndodhet pasqyra pasi kjo mund të krijojë hijë të pakëndshme. Ajo çka mund të bëni është të është të vendosni ndriçues ne të dyja anët e pasqyrës në nivelin e syrit, mund ta vendosni diku lart pasqyrës që ta përqëndrojë direkt ndriçimin tek ju, ose ta ndriçoni pasqyrën rreth e përqark me shirit LED. Një nga trendet e fundit janë edhe pasqyrat me prekje të cilat funksionojnë si produkt 2 në 1 pasi kanë edhe ndriçim. Ndriçimi në tualet duhet të jetë i afruar me dritën natyrale , të ofrojë shkëlqim të parabartë në të gjithë zonën dhe të mos vrasi sytë por të krijojë një ambjent relaksi.

Ndriçimi me sensore

Ajo çka duhet të merni në konsideratë është kush dhe kur do e përdorni tualetin. Në orët e natës atëhëre kur nuk doni të zgjoni pjestarët e tjerë të familjes ose keni vështirësi të gjeni celsat e dritës nëpër shtëpi, mund të konsideroni përdorimin e produkteve me sensor. Produktet me sensor ndizen automatikisht vetë kur perceptojnë lëvizje dhe fiken vete gjithashtu. Një tjetër përfitim nga produktet me sensor është fakti që nqs ajo hapësirë do përdoret nga femijë do ishtë më praktike pasi nuk do të shqetësoheshit nqs ata do të harronin të fiknin dritat.

Krijoni atmosferë reklaksi

Spotet ose minispotet hermetike me mbrojtje nga avulli dhe uji do ishin një zgjedhje shumë interesante për tu vendosur sipër dushit  pasi mund të krijonin efektin e yjeve. Për tu shtuar më shumë produktet që kanë mundësi të dimërohen ju ndihmojnë që ta komandoni vetë ndriçimin më intensitetin që ju nevojitet. Në momentin që dëshironi të bëni make up-in mund të shfrytzoni itensitetin e plotë të dritës e nqs dëshironi të mos prishni atë ndjesinë e gjumit mund të përdorni dimërimin për të patur itensitetin më të ulët të dritës.

Tualetet pa dritare

Në momentin që kemi të bëjmë me një tualet i cili nuk ka dritare atëherë sasia e dritës duhet më e madhe madje duhen marrë në konsideratë edhe niveli më i lartë i IP-së. Tualetet pa dritare krijojnë më tepër avull e për rrjedhojë produktet e sugjeruara do të duhet të kënë IP 65. Gjithashtu nivelet e ndriçimit do të ishin shumë të rëndësishmë ku duhet do të duhej të konsideroheshin ndriçimi qëndror, ndriçimi i detajeve dhe ndriçimi që ndihmon në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

E si përfundim më poshtë po ju tregojmë disa nga modelet e pafundme të tualeteve për të krijuar një ide më të qartë:

Ndricuestualeti