magnetike

Risitë e ndriçimit nuk kanë të ndaluar! Viti 2023 sjell trende të reja jo vetëm për pjesën e dizenjove por edhe për anën funksionale të produkteve ose kombinimeve. Kataloget e rinj ju ofrojnë një varietet produktesh që mund ti  komandoni tek pjesa e temperaturës së ndriçimit ose ti kombinoni e krijoni sipas dëshirës për t’ju përshtatur projektit.

Ndriçues dekorative me globa

Ky produkt i ri nga katalogu i vitit 2023 mund të modifikohet sipas dëshirës duke filluar nga rozeta, tek përmasa e globave e deri tek numri i tyre. Kombinim ‘’i palimituar’, shumë  elegant e me  mundësi ngjyrash : e zezë, e bardhë dhe gold. Përmasat e globave fillon nga 12 cm deri në 20cm, e është i  përshtatshëm si ndriçues për ambjente ku nevojitet dritë e ngrohtë. Po ju japim disa ide kombinimesh me foton më poshtë.


Ndriçues i komandueshëm me aplikacionin ‘’Tuya’’

Ndriçuesit rrethor të varur ose tavanor në ngjyrat gold, e zezë dhe e bardhë tashmë kanë opsione të reja komandimi. ‘’Tuya’’ është një aplikacion që mundëson një shumëllojshmëri opsionesh të kontrollueshme me anë të telekomandës që vjen bashkë me produktin. Mund të komandoni temperaturën e ndriçimit nga 2700K deri në 4000K dhe të ulni ose të rrisni intensitetin e dritës për t’iu përshtatur aktiviteteve tuaja.

Ventilator për të gjitha stinët e vitit

Ventilatorët janë një produkt që instalohet më tepër në projektet verore por me risitë e viteve të fundit mund të përdoren në një numër më të gjërë projektesh sepse mund të përshtaten edhe për kohët me mot të ftohtë. Me ose pa dritë e me temperaturë ndriçimi të kontrollueshme sipas dëshirës, këto ventilatorë mund të përdoren edhe në periudhen e dimrit për të qarkulluar ajrin duke ndryshuar mënyrën e gradimit. Në Vitalux do ta gjeni këtë produkt me  3 deri në 5 nivele shpejtësie, cilësi shumë të lartë motorri DC dhe jetëgjatësi të garantuar.

Pasqyra me ndriçim LED

Një tjetër produkt shumë interesant 2 në 1 nga kataloget e rinj janë edhe pasqyrat me ndriçim LED në të gjithë përmasën e tyre. Të përshtatshme për tualet prej IP 54 (pra me mbrojtje ndaj pikave të ujit, avullit dhe pluhurit) këto pasqyra gjenden në dy dimensione në formën rrethore dhe në nje dimension në formën katrore.  Me opsionin e ‘’touch screen’’ dhe ‘’anti-fog’’ ky ndriçues-pasqyr është një zgjidhje shumë praktike dhe efiçente.



Ndriçuesit  me WiFi charger ose/dhe me USB charger

Ndriçuesit  vitet e fundit po krijohen edhe me opsione të karikimit. Modelet janë të larmishme ; duke përfshirë ndriçuesit mural me portë USB dhe spote të orjentueshëm fleksibël, ndriçues me Usb charger që kanë edhe vend për të mbajtur telefonin etj. E shumëllojshmëria e zgjedhjeve shtohet kur flasim për ndriçuesit e tavolinës të cilët ose kanë Usb charger/Wifii  ose i kanë të dy portat. Ndriçuesit e tavolinës kanë edhe mundësinë e komandimit të temperaturës së dritës e të palosjes për të zënë sa më pak vend ose për tu marë lehtësisht me vete. Të përshtatshëm për çdo aktivitet tuajin në shtëpi ose për punën në zyrë.

Të gjitha produktet mund ti gjeni në Vitalux në varietete të larmishme ku mund të bëni zgjedhjen tuaj bazuar në stilin e projektit tuaj.