Fasada është e vetmja pjesë e një ndërtese që punon pasi të gjithë kanë ikur. Natën, ajo është e tëra që sheh dikush prej saj.
Nëse e lan murin me dritë të fortë nga larg, ai sheshohet dhe humb gjithçka që e bën interesant. Nëse e lë dritën të rrëshqasë pranë sipërfaqes, nga poshtë lart ose nga një cep, guri, betoni, tulla dhe metali nxjerrin hijen e vet dhe fasada fiton thellësi. Kjo është zgjedhja e parë dhe më e rëndësishme: grazing pranë sipërfaqes për tekstura, washing nga distanca për sipërfaqe të lëmuara dhe uniforme. Shumica e fasadave të dobëta në Tiranë janë rasti i dytë i zbatuar mbi rastin e parë.
Ndriçues toke në bazament për kolona dhe sipërfaqe vertikale. Aplikë muri për ritëm dhe hyrje. Projektorë me kënd të ngushtë nga distanca për elementë të lartë ose të veçantë. Profile lineare të fshehura në cep, kornizë ose strehë, ku drita duhet të duket sikur vjen nga vetë arkitektura. Zgjedhja varet nga lartësia, materiali dhe nga sa afër mund të qëndrojë ndriçuesi — dhe kjo e fundit vendoset bashkë me arkitektin, jo pas tij.
Guri i çelët dhe tulla duken të gjalla në 2700K–3000K; të njëjtat sipërfaqe nën 4000K duken të ftohta dhe klinike. Betoni dhe metali e mbajnë mirë dritën neutrale. Gjelbërimi rreth ndërtesës kërkon një temperaturë tjetër nga vetë fasada — përndryshe pemët dalin gri. Prandaj një fasadë rrallë ndriçohet me një temperaturë të vetme; ndarja është pjesë e projektit.
Ndriçuesit e fasadës janë të ekspozuar ndaj shiut, ngricës, diellit dhe — në bregdet — kripës. IP65 është minimumi; ndriçuesit në tokë kërkojnë IP67 dhe drenazh të vërtetë poshtë tyre. Po aq i rëndësishëm është aksesi: nëse një ndriçues në katin e gjashtë nuk arrihet pa skelë, ai nuk do të riparohet kurrë. Vendosja e driverave në një pikë të arritshme, e jo pas suvasë, është vendimi që e mban fasadën të ndezur pas vitit të tretë.
Një projektor i drejtuar keq ndriçon qiellin, dritaret e fqinjit dhe sytë e kalimtarit — dhe humb pikërisht dritën për të cilën po paguani. Këndi, ekranet dhe pozicioni përcaktohen në projekt, jo në kantier. Në ndërtesa banimi, kjo është edhe arsyeja më e shpeshtë pse një fasadë e bukur fiket pas disa muajsh nga vetë banorët.
Fasada e QTU është ndriçuar me GE Lighting — sipërfaqe e madhe e perforuar që natën bëhet vetë tabela e qendrës. Te Greg Beach Club fasada punon me ngjyrë dhe shihet nga plazhi. Te Teuta Gold dhe Black Diamond Hotel ndriçimi i jashtëm është ai që e bën biznesin të dallohet nga rruga. Dhe te Vila te Gjiri i Lalzit shplarësit e murit dhe ndriçuesit e gjelbërimit e nxjerrin volumin e vilës mbi pishinë.
Në fazën e projektit, bashkë me arkitekturën. Ndriçuesit në tokë kërkojnë bazamente dhe drenazh, ata të fshehur kërkojnë rezervime në suva, dhe të gjithë kërkojnë tuba kabllosh. Pas përfundimit të fasadës, mbeten vetëm projektorët nga distanca — zgjidhja më e dobët nga të gjitha.
Po, nëse zgjidhen ndriçues RGB ose RGBW me kontroll DMX. Kjo ka kuptim për qendra tregtare, klube dhe objekte publike që dëshirojnë skena për festa apo evente; për një ndërtesë korporative, drita e bardhë e mirë e bërë zakonisht duket më e shtrenjtë se ngjyra.
Shumë më pak nga sa mendohet, nëse është LED me optikë të saktë dhe me orar. Një fasadë e projektuar mirë ndizet pas perëndimit dhe ulet ose fiket pas mesnate — dhe kjo vendoset një herë, në sistemin e kontrollit.
Na dërgoni planimetrinë ose disa foto. Ju themi çfarë i duhet hapësirës — jo çfarë ndodhet në katalog.