Vitalux
Kreu  /  Ndriçim për bare dhe restorante
Hapësira

Ndriçim për bare dhe restorante

Pesëdhjetë e një nga projektet tona janë bare dhe restorante. Është kategoria ku kemi punuar më shumë, dhe ajo ku drita e gabuar ndihet më shpejt se kudo tjetër.

Drita është pjesë e menysë

Nën një dritë me CRI të ulët, mishi duket gri, perimet duken të thara dhe vera humbet ngjyrën. Kjo nuk është estetikë — është pamja e produktit që po shisni. Në çdo ambient ku shërbehet ushqim kërkojmë CRI mbi 90 dhe temperaturë të ngrohtë, 2700K deri 3000K. Është ndryshimi mes një pjate që fotografohet dhe një që kalon pa u vënë re.

Ndriço tavolinën, jo dhomën

Një restorant nuk duhet të jetë i ndritshëm. Duhet të ketë tavolina të ndritshme brenda një ambienti të errët. Kjo krijon intimitet, i bën tavolinat të duken të ndara edhe kur janë afër, dhe i jep hapësirës thellësi. Arrihet me spote me kënd të ngushtë ose pendantë të ulur mbi çdo tavolinë — dhe me guximin për ta lënë pjesën tjetër të tavanit bosh.

Bari dhe vitrina

Pas barit, shiriti LED nën raftet nxjerr shishet dhe bën që muri të duket i thellë. Në vitrinat e ëmbëlsirave, CRI-ja dhe temperatura janë ajo që i bën produktet të duken të freskëta. Dhe vetë bari duhet të ketë dritë pune mbi të — banakieri punon me thika dhe lëngje, jo në atmosferë.

Tri skena, jo një çelës

I njëjti ambient duhet të funksionojë në mëngjes me dritë natyrale, në drekë plot, dhe në mbrëmje me dritë të ulët. Kjo kërkon që qarqet të ndahen që në projektin elektrik dhe driverat të jenë të dimmueshëm. Një lokal me një çelës të vetëm është ose shumë i ndritshëm në darkë, ose shumë i errët në mëngjes — gjithmonë njëra nga të dyja.

Terraca dhe pjesa e jashtme

Në Shqipëri pjesa e jashtme është gjysma e biznesit për gjysmën e vitit. Aty ndryshojnë rregullat: IP sipas ekspozimit, materiale që i rezistojnë kripës nëse je në bregdet, dhe dritë që nuk verbon nga tavolina ngjitur. Një pergolë e ndriçuar mirë tërheq njerëz nga rruga — kjo është marketing që punon çdo mbrëmje.

Disa nga markat që përdorim në restorante

Bare dhe restorante nga portofoli ynë

Pyetje të shpeshta

Sa përpara duhet të fillojmë?

Në fazën e projektit elektrik, para se të mbyllen tavanet. Ndriçimi i një restoranti ka shumë qarqe të ndara dhe pozicione të sakta mbi tavolina — asnjëra nga këto nuk shtohet lirë më vonë.

A punoni me lokale që po rinovohen?

Po, dhe është pjesa më e madhe e punës sonë. Në rinovim punohet me pozicionet ekzistuese: shina, ndriçues mbi suva dhe pendantë japin fleksibilitet pa hapur tavanin.

Sa kushton?

Varet nga sipërfaqja, numri i tavolinave dhe sa e jashtme ka. Por konsulenca dhe përzgjedhja e parë nuk kushtojnë — na dërgoni planimetrinë dhe ju themi çfarë i duhet hapësirës përpara se të flasim për shifra.

Na tregoni për hapësirën

Na dërgoni planimetrinë ose disa foto. Ju themi çfarë i duhet hapësirës — jo çfarë ndodhet në katalog.