Në retail, drita nuk ndriçon produktin. E shet atë. Dhe diferenca mes të dyjave matet në kontrast, jo në lux.
Syri shkon aty ku është më e ndritshme. Nëse gjithçka është njësoj e ndritshme, syri nuk shkon askund dhe klienti ecën drejt daljes. Një showroom i mirë ka një raport prej të paktën tre me një mes produktit dhe ambientit rreth tij. Kjo do të thotë që hapësira duhet të jetë më e errët se ç’mendon shumica — dhe pikërisht kjo është pjesa që kërkon guxim.
Një fustan që duket një ngjyrë në dyqan dhe një tjetër në shtëpi është kthim mallit. Në tekstil, argjendari, kozmetikë dhe mobilje kërkojmë CRI mbi 90, dhe shpesh mbi 95 për metalet e çmuara, ku edhe R9 — komponenti i kuq — ka rëndësi. Te Teuta Gold dhe Argjendari Algi kjo ishte vendimi kryesor i gjithë projektit.
Vitrina ndryshon me sezonin, rafte zhvendosen, koleksioni i ri kërkon tjetër theks. Prandaj në retail sistemi bazë është shina — magnetike ose tre-fazore — që i lejon spotet të lëvizin, të shtohen dhe të riorientohen pa elektricist dhe pa prekur tavanin. Te Monogram Arena dhe te Pinko pikërisht kjo ishte arsyeja e zgjedhjes.
Vitrina konkurron me diellin gjatë ditës dhe me rrugën natën, prandaj kërkon nivele shumë më të larta se brendësia — dhe ndriçues me kontroll të mirë të verbimit, që kalimtari të shohë produktin e jo llambën. Natën, fasada është ajo që të bën të dukshëm nga larg; te Greg Beach Club dhe Teuta Gold fasada punon si tabelë.
Një dyqan me ndriçim të vjetër halogjen paguan dy herë: një herë për rrymën e ndriçimit dhe një herë për kondicionerin që heq nxehtësinë e tij. Kalimi në LED me optikë të saktë zakonisht i ul të dyja pa ulur aspak efektin vizual — shpesh duke e përmirësuar.
Pyetja e duhur nuk është sa, por ku. Niveli i përgjithshëm mund të jetë modest; ajo që duhet të jetë e fortë është drita mbi produktin dhe mbi vitrinën.
Nëse ekziston një sistem shine, po — spotet zhvendosen dhe shtohen brenda orësh. Nëse gjithçka është inkaso dhe e fiksuar, çdo ndryshim kërkon punime.
Po. Vitrina është pjesa me ndikimin më të madh për sipërfaqen më të vogël, prandaj e trajtojmë veçmas nga pjesa tjetër e dyqanit, me ndriçues dhe nivele të vetat.
Na dërgoni planimetrinë ose disa foto. Ju themi çfarë i duhet hapësirës — jo çfarë ndodhet në katalog.