Projekt: Daylighting Model

Kompania PHT Lighting Design ka imituar me zgjuarësi dritën natyrale për ambientet e brendshme të këtij hoteli.

Një vështrim i përgjithshëm mbi projektin:

Që nga koha kur njerëzit filluan të ndërtojnë vende për t’u strehuar, kanë hasur gjithmonë vështirësi në ndriçimin e ambienteve të brendshme. Për ta bërë këtë i është dashur të fusin brenda dritën natyrale ose të krijojnë një imitim të dritës së diellit duke përdorur së pari zjarrin dhe më pas ndriçimin elektrik. Por për rinovimin e një holli hoteli “Hyatt Herald Square”, kompania Design Lighting PHT përdori një teknikë të tretë. Për një hapësirë të brendshme pa dritare dhe tavane xhami, projektuesit krijuan iluzionin e dritës së diellit, duke përdorur disa blloqe qelqi të iluminuar në mënyrë harmonike me ndriçues LED të bardhë.

Një ndriçim duke imituar dritën natyrale
Planimetria e hollit:

Hapësira në fjalë, e strukturuar me një tryezë dhe sallë pritjeje, ka qënë e pandriçuar përshkak të vendosjes së bazës së ashensorit me një gjerësi prej 18 metrash, në qendrën e hollit  dhe dy shkallëve të mbyllura që të çonin në anë të ndryshme të hotelit. Që nga momenti i parë që Peiheng Tsai, themeluese PHT Lighting Design, pa hapësirën, e kuptoi që ndriçimi do të luante një rol kryesor në bashkimin e dy gjysmave të hollit.

Duke punuar së bashku me klientin dhe arkitektët Paul Vega dhe Vennie Lau nga kompania VLDG me qendër në New Jersey, Tsai konceptoi një strukturë ndriçimi të lehtë dritë që do rrethonte të gjithë perimetrin e  hollit dhe do t’u dhuronte mysafirëve të hotelit përshtypjen se hapësira ishte e ndriçuar në mënyrë natyrale. “E gjithë ideja ishte që të krijonim disi iluzionin se ka dritare,” është shprehur Tsai.

I ndërtuar nga blloqe qelqi të ndriçuar me LED të bardhë, sistemi ndriçues është një imitim bindës, për shkak të së cilit, pa dyshim vizitorët nuk e kuptojnë se bëhet fjalë për një ndërtesë 20 katëshë pa ndriçim natyral.  Sistemi bën kalimin e dritave LED nga 5000K gjatë ditës, në 3500K gjatë pasdites dhe më pas në 2700K gjatë natës. Falë një ore astronomike, ndriçimi gjithashtu sinkronizohet me ndryshimet sezonale me kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit.

Pjesa e barit:

Tsai nuk kishte projektuar kurrë më parë një zgjidhje ndriçimi si kjo dhe as që kishte përdorur  ndriçues LED të akordueshëm, të cilët ishin një prurje e re në treg në kohën kur filloi projekti. “Ne e dinim që ndoshta do të funksiononte, por nuk e dinim se si do të dukej,” shprehet ajo. Tsai dhe ekipi i saj krijuan një imitim të ngjashëm në zyrën e tyre duke testuar disa burime drite për të arritur në një ide të qartë mbi të ciliën do të bazohej ndriçimi i hotelit.

Një ndriçim duke imituar dritën natyrale
Holli në pjesën e pasme:

Në të gjithë hapësirën, ndriçimi forcon edhe më tepër atmosferën e ngrohtë të menduar nga arkitektët. Ashensori i cili zinte qendrën e hollit, tashmë është i mbështjellë me tekstura të ndezura në ngjyrë ari dhe kombinuar me fije vertikale të laminuara druri, pas së cilave fshihen  ndriçuesit LED 2700K, duke pasqyruar sipërfaqen e ndritshme dhe duke bërë murin të duket sikur po shkëlqen. Në pjesë të tjera të hollit, ndriçues dekorativ varen në mënyrë delikate duke ndriçuar në mënyrë intime hapësirën.

Një ndriçim duke imituar dritën natyrale

Burimi: Architectural Lighting