Markë italiane e dizajnit të dritave, 100% e prodhuar në Itali me teknopolimerë të patentuar, e njohur për krijime unike të bëra me dorë.
Slamp u themelua në 1994 nga Roberto Ziliani mbi ideën e Tube, një llambë e padëmshme dhe e lehtë si totem, e destinuar për t'u dhuruar. Që atëherë, kompania është bërë referencë botërore për ndriçimin dekorativ, duke bashkëpunuar me arkitektë e dizajnerë si Zaha Hadid, Marc Sadler dhe Nigel Coates. Në 2024, themeluesi Roberto Ziliani u nderua me çmimin Compasso d'Oro alla Carriera nga ADI, njohja më e lartë e dizajnit italian.
Prodhimi bazohet te teknopolimerët e patentuar (teknika "Technoforming") - materiale fleksibël, të qëndrueshme dhe të riciklueshme që formohen me dorë nga artizanë të specializuar, duke krijuar copa unike që s'mund të riprodhohen kurrë njësoj. Gama mbulon ndriçim varur, muri, tavoline, dyshemeje dhe sistemin modular Nuvem për projekte hoteleri, restorante dhe zyra.
Na shkruani modelin ose dergoni faqen e katalogut. Ju kthejme cmimin dhe afatin e livrimit.