Kelvin

A keni blerë ndonjëherë një llambë të re të duke pritur të njëjtën dritë të ngrohtë, të verdhë të njëjtë me llambën e zëvendësuar, por keni përfunduar me një dritë shumë më të ndritshme, më të bardhë?  Kjo me shumë mundësi ka ndodhur sepse ju nuk keni ditur të bëni dalimin e temperaturës së ngjyrës së llambës përpara blerjes. Le të shqyrtojmë më nga afër se çfarë është temperatura e ngjyrave dhe si ndikon në zgjedhjet tuaja të ndriçimit.

Çfarë është Kelvin?

Çdo burim drite ka një karakter të veçantë, nga shkëlqimi i ngrohtë dhe i zbehtë i një qiriu në ndriçimin blu të e të shënndritshëm të një drite rruge. Shkëlqimi, i matur në Lumens, është një pjesë e këtij karakteri, ndërsa pjesa tjetër është temperatura e ngjyrave, e matur në shkallë Kelvin. Temperatura është ngjyra e dritës që prodhohet nga llamba. Sa më e lartë të jetë temperatura e ngjyrës, ndriçimi bëhet më i ftohtë dhe sa më e ulët të jetë temperatura e ngjyrës, ndriçimi bëhet  më i ngrohtë.

Temperatura e ngjyrave të ngrohta (2700K deri në 3500K)

Dritat me temperatura ngjyrash midis 2700K-3500K konsiderohen “të ngrohta”. Shumica e shtëpive duken më së miri pjesërisht me një dritë të ngrohtë sepse njerëzit kanë tendencë të dekorojnë shtëpitë me tone të ngrohta të cilat përmirësojnë dritën e ngrohtë. Drita e ngrohtë shpesh përdoret në dhomat e gjumit, dhomat e ngrënies për të krijuar një atmosferë komode pasi është më e butë dhe më e lehtë për sytë sesa dritat e ndritshme, me ton të ftohtë. Një tjetër ambient ku mund të gjeni dritat më të ngrohta janë restorantet pasi këto drita krijojnë një ambient tërheqës për mysafirët. Përveç kësaj, njerëzit kanë tendencë të duken më mirë nën dritën e ngrohtë.

Temperatura e ngjyrave të ftohta (4000K deri në 4500K)

Disa njerëz preferojnë temperatura më të larta ose “më të ftohta” të ngjyrave. Për shkak të tonit neutral, është e zakonshme të shihni temperaturat e ngjyrave prej 4000K ose dhe më të larta të përdorura si ndriçim në zyra, nën kabinetet e kuzhinave ose dhomave të punës. Për më tepër, njerëzit shpesh perceptojnë se temperaturat më të larta të ngjyrave janë më të ndritshme se temperaturat e ngrohta, ndërsa të tjerët e perceptojnë dritën e ftohtë si “më të pastër”. Drita e bardhë e ftohtë i bën papërsosmëritë dhe ndryshimet e ngjyrave midis objekteve më të dukshme. Ndërsa kjo mund të mos jetë gjithmonë ideale, është e dobishme për ndriçimin në kozmetikë apo edhe për ndriçimin e përgjithshëm në ambiente ku pastërtia është e domosdoshme.

Temperatura e ngjyrave me spektër të plotë (5000K deri në 6500K)

Më pak të zakonshme janë temperaturat shumë të larta të ngjyrave, shpesh të referuara si “spektër i plotë”. Temperaturat e ngjyrave nga 5000K deri në 6500K përafrojnë me ngjyrën e një dite me diell. Shfaqja e dritës mund të jetë një blu shumë e theksuar dhe mund të duket e ashpër për disa njerëz. Nuk ka të ngjarë të shihet temperaturat e ngjyrave të këtij diapazoni në shtëpi, përveç se në garazhe ose zyra. Jashtë shtëpisë, ekziston një prirje e instalimit të llambave me “spektër të plotë” në zyra pasi ato ndonjëherë shoqërohen me produktivitet më të lartë. Ambiente të tjera që zakonisht përdorin ndriçimin me spektër të plotë janë muzetë, dyqanet e bizhuterive, dritaret e vitrinave dhe spitalet.

Marrja e një vendimi

Kur të blini llambën e rradhës, është e rëndësishme të kuptoni saktësisht se për çfarë po kërkon. Mbani mend askemën e ngjyrave dhe sigurohuni që të blini llambën me një temperaturë ngjyre që i përputhet ambientit tuaj.

Pra, preferoni temperaturat e ngrohta apo të ftohta të ngjyrave për shtëpinë tuaj? A keni blerë ndonjëherë gabimisht një llambë të temperaturës së gabuar të ngjyrave? Na shkruani 🙂

Burimi https://blog.1000bulbs.com/home/color-temperature-explained