lexim

Pas një dite të gjatë, nuk ka asgjë më të dobishme se sa të lexosh një libër ose revistë të këndshme. Gjithashtu në këtë periudhë të vitit, fëmijët tuaj duhet të fokusohen tek tekstet e tyre shkollore dhe detyrat. Lloji i dritës me të cilën lexoni ka një ndikim të drejtpërdrejtë që përvoja të jetë relaksuese.

Por si të zgjidhni ndriçuesin e duhur për të lexuar?

Këndi i ndriçimit duhet të jetë i drejtë me librin që të ofrojë dritën e duhur e për rrjedhojë  sytë tuaj mos të lodhen. Gjithashtu sugjerimi jonë do të ishte një ndriçues i orjentueshëm për tu komanduar sipas nevojës së krijuar dhe të iluminojë pjësën që ju nevojitet. Një faktor tjetër që duhet të konsideroni është temperatura e ndriçimit. Ndriçimi i ngrohtë mund t’ju ofrojë një përvojë relaksuese nqs doni të lexoni një roman në krevatin tuaj pasi nuk ju vret sytë dhe krijon atmosferë.  Ndërsa ndriçimi i ftohtë do të ishte më i përshtatshëm kur lexoni për provime apo dokumenta pune pasi rrit përqëndrimin dhe produktivitetin.  Gjithashtu duhet të merrni parasysh se ku ju pëlqen të lexoni më shumë. A lexoni në shtrat? Apo preferoni të rehatoheni në kolltukun tuaj? Ndoshta ju pëlqen të uleni në tryezën tuaj? Secili nga këto opsione ka lloje të ndryshme ndriçuesish.

Në Vitalux do të gjeni këto opsione ndriçuesish për lexim:


ndricueslexim

ndricueslexim


Nqs ju pëlqen të lexoni në shtrat ka një shumëllojshmëri varjantesh ndricuesish për tu vendosur tek koka e krevatit të cilët janë shumë praktik për lexim. Një zgjedhje që edhe kursen hapësirën në projekt do të ishin ndriçuesit mural me spot të orjentueshëm. Përvec ndriçimit disa modele mund ti gjeni edhe me opsionin e karikimit të telefonit usb ose wireless, në forma, stile dhe ngjyra të ndryshme për t’ju përshtatur plotësisht dhomes tuaj të gjumit.


ndricuesleximndricueslexim


Nqs ju pëlqen të lexoni në dhomën e ndenjes tek këndi juaj komod i shtëpisë një ndriçues klasik toke  është sugjerimi  ideal për ju. Mund t’i gjeni me dritë të orjentueshme dhe me kënd ndriçimi të gjërë që mund të iluminojnë më mënyrë të barabartë këndin ku ndodhet kolltuku  apo karrigia juaj.


ndricueslexim


Nqs ju pëlqen të lexoni në tavolinën tuaj një ndriçues i tillë  është një domosdoshmëri absolute. Në Vitalux do të gjeni modele ndricuesish tavoline me bateri pasi janë praktik dhe mund te meren kudo, ndriçues tavoline me opsione karikimi Usb dhe wireless ose me disa lloje ndriçimi të komandueshme.